Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Lufta për Tiranën ka nisur! PS dhe Opozita përballë dilemës së emrit
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AktualitetAnalizëKryesoreOpinionPolitike

Lufta për Tiranën ka nisur! PS dhe Opozita përballë dilemës së emrit

SHARE

Më pak se gjashtë muaj na ndajnë nga zgjedhjet lokale të 9 majit 2027, ndërsa në skenën politike kanë nisur të qarkullojnë emrat e mundshëm për garën për drejtimin e Bashkisë së Tiranës.

Përtej përzgjedhjes së kandidatëve, beteja për kryeqytetin pritet të shoqërohet edhe me diskutime brenda partive për profilin që duhet të përfaqësojë secilin kamp dhe mënyrën se si do të ndërtohet oferta elektorale.

Në radhët e Partisë Socialiste, emrat që përmenden si kandidatë potencialë janë Ervin Demo, Blendi Gonxhja, Ogerta Manastirliu, Erion Braçe dhe Arbër Hajdari.

Ndërkohë, në kampin opozitar, emrat që po qarkullojnë për garën janë Ilir Alimehmeti, Ermal Hasimja, Florjan Binaj, Jorida Tabaku, dhe nga lëvizja “Bashkë’ pritet të rikandidojë Arlind Qori.

PS, disa profile në garë për kandidaturën

Lexo gjithashtu

Grabitje e armatosur në mes të qytetit, autorët qëllojnë me armë dhe plagosin një person
Romelu Lukaku i jep fund aventurës me Belgjikën, largohet si golashënuesi më i mirë në histori
Aksident i rëndë në autostradës Fier-Vlorë, një i vdekur dhe një i plagosur
Përplasje te Kryeministria, policia nuk lejon protestën në bulevard

Në Partinë Socialiste, lista e emrave të përfolur për Bashkinë e Tiranës përfshin figura me përvoja dhe profile të ndryshme. Ervin Demo vjen me përvojë në drejtimin e pushtetit vendor, Erion Braçe përfaqëson një profil të konsoliduar politik dhe parlamentar, ndërsa Ogerta Manastirliu dhe Blendi Gonxhja kanë eksperiencë në drejtimin e institucioneve qendrore.

Arbër Hajdari, nga ana tjetër, përfaqëson një profil të ndryshëm nga politikanët tradicionalë, me njohje publike të krijuar përmes angazhimit në nisma humanitare dhe pranisë në media.
Kjo larmi emrash mund të hapë diskutime brenda PS-së për profilin që duhet të ketë kandidati për kryeqytetin. Njëra qasje mund të favorizojë një figurë me përvojë të drejtpërdrejtë politike dhe lidhje të konsoliduara me strukturat e partisë, ndërsa një tjetër mund të vlerësojë më shumë përvojën administrative ose një profil publik që mund të tërheqë edhe votues përtej bazës tradicionale socialiste.

Në këtë kuadër, rivaliteti i mundshëm nuk duhet parë domosdoshmërisht si një konflikt mes kandidatëve, por si një debat për mënyrën se si PS-ja do të ndërtojë ofertën e saj elektorale në Tiranë. Përzgjedhja do të lidhet jo vetëm me njohjen publike të emrit, por edhe me mbështetjen brenda strukturave, marrëdhënien me drejtuesit e partisë dhe aftësinë për të prezantuar një program bindës për qytetin.

Një tjetër çështje që mund të ndikojë në diskutimet e brendshme është bilanci i qeverisjes vendore dhe mënyra se si kandidati i ardhshëm do të pozicionohet përballë problematikave të Tiranës: trafikut, urbanizimit, transportit publik, ndotjes, hapësirave të gjelbra dhe shërbimeve bashkiake.

Sakaq nga sondazhet e brendshme të zxhvilluar kohët e fundit nga PS, altmedia mëson se kuotat e Ogernta Manastirliu kanë rënë ndjeshëm dhe kjo ka vënë në lëvizje të gjithë kupolën e socialistëve.

Ndonëse Manastirliu ishte emri i parë i Kryeministrit Rama, duket se rezultatat në sondazhe kanë detyruar kreun socialiost të ndryshojë mendim dhge të hedhë sytë për një tjetër kandidaturë për kryeqytetin.

Emri që duket më i favorizuar mes socialistëve është ai i ministrit të Brendshëm Ervin Demo, i cili ka prej kohësh edhe një vlerësim pozitiv nga kryesocialisti Rama.

Por një tjetër emër që mund të nxisë konkurencë të fortë mes socialistëve është ai i Blendi Gonxhes i cili prej kohësh përflitet në koridoret e PS si një kandidat i mundshëm.

Ndonëse në çdo dalje publike të tij, Gonxhja është pyetur për një kandidim të mudnshëm dhe përgjigjja ka qenë gjithnjë evazive, burime pranë njkerëzve të afërt të tij bëjnë me dije se ministri i Turizmit e ka objektiv bashkinë e Tiranës. Sakqaq Erion Braçe mbetet një kandidat potencial i cili rezulton edhe me mbështetje të gjerë në Tiranë në radhët e së majtës, ndonëse në PS i janë shfaqur dy ngërçe që mund ta dëmtojnë si kandidat.

I pari është vetë figura e Braçes si një politika që njihet për temperamentin e tij shpërthyes e shpeshherë edhe kritik me linjën e partisë, gjë e cila shihet si rrezik nga kreu socialist. Një figurë e pakontrollueshme në bashki nuk shkon përshtat me linjën e socialistëve në këto gati 14 vite pushtet.
Së dyti një arsye pak e çuditshme por që vlerësohet si mangësi e Braçes është dalja e tij publike në favor të ekipit të Partizanit, gjë e cila sipas sondazhuesve brenda PS mund t’i bëjë të humbë votat e mbështetësve të ekipit të Tiranës, i cili njihet si një ‘fuçi’ më vete votash në kryeqytet.

Opozita, sfida e emrit të përbashkët dhe bashkimit politik

Edhe në kampin opozitar, lista e emrave të përfolur pasqyron profile të ndryshme. Ilir Alimehmeti vjen nga fusha profesionale dhe akademike, Jorida Tabaku ka një përvojë të gjatë parlamentare dhe një profil të lidhur me çështjet ekonomike, ndërsa Ermal Hasimja ka një profil të lidhur me analizën politike dhe institucionet. Në krahun tjetër është edhe Florjan Binaj, një emër i njohur për publikun përmes angazhimit në art dhe televizion, ndërsa Arlind Qori përfaqëson një alternativë politike të lidhur me aktivizmin dhe të majtën jashtë strukturave tradicionale të PS-së dhe PD-së.

Sakaq partia ‘Mundësia’ e Agron Shehaj ende mbetet e pqartë në profilizimin e saj në garën për zgjedhjet locale në Tiranë, ku ndonëse ka shprehur gatishmëri për të nxjerrë një kandidat të përbashkët të opozitës për zgjedhjet, sërish ka pikëpyetje lidhur me qëndrimet e vendimmarrjet mbi këtë temë nga Partia Demokratike.


Qartësisht për opozitën, sfida nuk do të jetë vetëm përzgjedhja e një kandidati, por edhe arritja e një mbështetjeje të përbashkët rreth tij. Nëse partitë dhe grupimet opozitare nuk bien dakord për një emër të vetëm, gara mund të shoqërohet me kandidatura të ndara dhe konkurrencë për të njëjtin elektorat.

Në këtë proces mund të shfaqen dallime për profilin që duhet të përfaqësojë opozitën: një figurë me përvojë politike dhe parlamentare, një emër i njohur jashtë politikës tradicionale apo një kandidat që mbështetet te aktivizmi dhe kritika ndaj qeverisjes aktuale.


Një kandidaturë si ajo e Flor Binajt, për shembull, do të kërkonte një bashkëpunim të qartë me strukturat politike që do ta mbështesnin. Ndërsa emra si Tabaku dhe Alimehmeti do të sillnin në garë përvojë dhe profile të krijuara në fusha të ndryshme të jetës publike. Arlind Qori, nga ana tjetër, mund të synojë të ruajë një identitet të veçantë politik dhe të zgjerojë mbështetjen përtej elektoratit të tij aktual.


Por nuk përjashtohet që kandidati i opozitës të jetë një emër jashtë politikës, ku së fundmi një udhëzim nga Berisha kërkon nga partia gjetjne e personazhve si kandidatë potencialë për garën e bashkive edhe me erma brenda protestës qytetare.

Kandidatët e mundshëm të Partisë Socialiste

1. Ervin Demo – profili i administratorit

Ervin Demo përfaqëson një profil më të orientuar drejt administrimit lokal ku përvoja e tij në drejtimin e Bashkisë së Beratit i jep një profil të dallueshëm në raport me emrat që nuk kanë drejtuar më parë një njësi të qeverisjes vendore.

Përvoja si drejtues bashkie është një element që mund të përdoret për të argumentuar se ai njeh nga afër përgjegjësitë e pushtetit lokal.

Edhe në detyrën si ministër i Brendshëm dhe i pushtetit vendor Demo ka marrë vlerësime nga kryeministri Rama, duke e kthyer emrin e tij në kandidaturë të rëndësishme për Tiranën.

Për Demon, sfida do të ishte të tregonte se përvoja e tij lokale mund të përshtatet me kompleksitetin e kryeqytetit. Por si një figurë që vjen nga përtej Tiranës, vështitrësitë e Demos në terren do të jenë jo të pakta. Po ashtu mungesa e një lidhjeje me Tiranën mund të ndikojë në votat e të pavendosurve, të cilët verdiktin final e bazojnë më së shumti në profilin e kandidatit.

2. Erion Braçe – profili politik

Erion Braçe është një figurë me përvojë të gjatë në politikën shqiptare dhe një emër i njohur brenda Partisë Socialiste. Përparësia e tij kryesore është njohja e mekanizmave politikë dhe institucionalë, si dhe ekspozimi i vazhdueshëm publik.

Ai ka krijuar profilin e një politikani që shfaqet shpesh në debate publike dhe që nuk heziton të mbajë qëndrime të forta edhe për çështje që lidhen me qeverisjen socialiste. Kjo mund t’i japë një identitet më të dallueshëm në garë. E megithatë kjo e fundit mund të jetë pika kyçe e refuzimit të tij pasi kupola e PS nuk parapëlqen një njeri të pakontrolluar në krye të bashkisë më të madhe të vendit.

3. Ogerta Manastirliu- profil me eksperiencë qeverisëse

Ogerta Manastirliu ka përvojë në drejtimin e institucioneve të rëndësishme dhe në poste ministrore. Ajo ka një profil të konsoliduar në administratën publike dhe është e njohur për angazhimin e saj në sektorët e shëndetësisë dhe arsimit.

Një kandidaturë e saj do të mbështetej te përvoja qeverisëse, njohja e administratës dhe aftësia për të komunikuar me publikun.

Megjithatë rezultatet e marra në sondazhet e brendshme e bëjnë Manastirliun një kandidaturë më pak të favorshme në raport me emrat e tjerë në rrethin e socialistëve.

4. Blendi Gonxhja – profil menaxherial

Blendi Gonxhja është një emër që lidhet me administrimin e institucioneve publike dhe me drejtimin e sektorëve të ndryshëm të qeverisjes.

Në një garë për Tiranën, ai mund të përqëndronte të gjithë strategjinë e fushatës te infrastruktura, zhvillimi urban, projektet publike dhe organizimi i shërbimeve.

Po ashtu rezultati i marrë në zgjedhjet e fundit e kthejnë Blendi Gonxhen në një kandidat potencial për Tiranën, ndonëse për momentin nuk gjendet në krye të listës së Edi Ramës.

5. Arbër Hajdari – profil publik jashtë politikës tradicionale

Arbër Hajdari vjen nga një profil ndryshe prej emrave të tjerë të përmendur si kandidatë për Tiranën. Ai është bërë i njohur për angazhimin në nisma humanitare dhe për praninë në media, por nuk ka të njëjtën përvojë të drejtpërdrejtë politike apo administrative me figurat e tjera të listës së socialistëve.

Një kandidaturë e tij do të mund të mbështetej te imazhi publik, njohja nga një pjesë e gjerë e audiencës dhe komunikimi me qytetarët jashtë strukturave tradicionale partiake.

Hajdari deri vetëm pak kohë më parë ishte figura kryesore e përzgjedhur nga socialistët si kandidat, me parapëlqim personal  siç bëjnë me dije burimet për altmedia edhe nga kryeministri Rama.

Vetë Arbër Hajdari  ka reaguar vetëm një herë për këtë çështje, kur kryebashkiaku në detyrë Erion Veliaj e komentoi si emër që i ishte sjellë nga kryeministri Rama si zëvendësues i tij. Reagimi i Hajdarit ndaj Veliajt, dy figura të cilat kanë ndarë miqësi mes tyre, ishte i fortë dhe madje ironizues duke folur për një ‘çorbë fantazie’.

Kandidatët e mundshëm të opozitës

1. Ilir Alimehmeti- profil profesional

Ilir Alimehmeti, mjek dhe akademik, është një ndër emrat kryesorë që qarkullon në koridoret e partis demokratike si kandidat për Tiranën. Ai fitoi njohje të gjerë publike gjatë periudhës së pandemisë dhe që prej atëherë nisi angazhimin e brendshëm edhe në PD. Alimehmeti ka një profil profesional që ndryshon nga ai i politikanëve tradicionalë dhe mund të ndërtojë një komunikim të ndryshëm në fushatë nga politikanët e zakonshëm.

Një tiranas si Alimehmeti përbën një figurë që mund të kultivojë vota të konsiderueshme në hambarin e votave tradicionale të kryeqytetit.

Nga ana tjetër një profil si Alimehmeti mund të jetë pak i ngurtë në përballjen me një kandidat 24-karatësh politik të shumicës qeverisëse. Po ashtu Alimehemeti dallohet si një personazh që nuk ka nguruar të thotë fjalën e tij edhe për mangësi të brendshme në aksionin e partisë, gjë e cila mund ta penalizojë.

2. Florjan Binaj- figura përtej politikës

Florjan Binaj ishte kandidati i përbashkët i opozitës për zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Tiranës, të parashikuara të zhvilloheshin më 9 nëntor 2025. Nga an e saj PS njoftoi se do të kandidonte Ogerta Manastirliun për garën e Tiranës, por gjithçka mbeti pezull Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin presidencial që caktonte datën e zgjedhjeve dhe i njohu Erion Veliajt të drejtën për të vijuar detyrën e kryebashkiakut.

Tanimë Binaj edhe pse duket se nuk ka më mbështetjen e parë nga PD, ka rikonfirmuar zyrtarisht kandidimin për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të 9 majit 2027.

Binaj është një figurë që vjen nga bota e artit dhe televizionit, ku ka ndërtuar një profil të njohur publik.

Njohja nga publiku dhe aftësia për të komunikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë mund t’i japin hapësirë për të ndërtuar një fushatë që fokusohet te pakënaqësitë e qytetarëve dhe te problematikat e përditshme të Tiranës.

Megjithatë, një profil mediatik nuk është i njëjtë me një profil drejtuesi bashkie. Një kandidat jashtë politikës mund të hasë në mbështetje të fortë publike, por mund të humbasë votat e opozitës e cila ende duket e paqartë për kandidatin e Tiranës.

3. Jorida Tabaku – përvojë politike

Jorida Tabaku është një nga figurat më njohura të opozitës parlamentare me përvojë në Kuvend, veçanërisht në çështjet ekonomike e financiare. Ashtu si Alimehmeti, një ndër pikat më të forta të saj është tradita familjare tiranase e cila i siguron një mbështetje jo të vogël në radhët e votguesve tradicionalë të kryeqytetit.

Megjithatë Tabaku personalisht nuk ka shprehur asnjë qëndrim apo parapëlqim për të qenë pjesë e kësaj gare, ndërsa emri i saj është përfolur ndër vite si një kandidate e mundshme për Tiranën.

Sakaq Tabaku hyn në grupin e njerëzve që nuk është në listën e parë të të preferuarve të kupolës së PD. Ajo e mori mandatin në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, në qarkun e Tiranës, përmes votave preferenciale në listën e hapur të PD.

4. Ermal Hasimja – profili akademik

Ermal Hasimja është një emër që përfaqëson një qasje më akademike ndaj politikës. Si politolog dhe pedagog, Hasimja mund të sjellë në garë një diskurs të përqendruar te funksionimi i institucioneve dhe cilësia e vendimmarrjes.

Ermal Hasimja ishte pjesë e ekipit të figurave të reja që Sali Berisha afroi në PD përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005, të cilat sollën ardhjen e demokratëve në pushtet. Por nga KOP e deri më sot rruga e Hasimes ka qenë shpeshherë e kundërt me vijën politike të PD e sidomos atë të Sali Berishës.

5. Arlind Qori – profili aktivist

Arlind Qori ka ndërtuar një profil politik të lidhur me aktivizmin, të majtën politike dhe kritikat ndaj modelit aktual të qeverisjes dhe opozitarizmit.

Qori ka kandiduar edhe më parë në garën për bashkinë e Tiranës dhe është thuajse e rikonfirmuar që do jetë sërish kandidat i lëvizjes ‘Bashkë’ për kryeqytetin.

Partia e drejtuar nga Qori nuk ka pranuar negociata të përbashkëta me opozitën për një kandidat të vetëm, duke qëndruar qartësisht kundër të dy partive tradicionale në vend.

Tirana, një garë që shkon përtej emrit të kandidatit

Për të dy kampet, zgjedhjet e ardhshme do të jenë një provë e organizimit politik dhe e aftësisë për të bindur qytetarët me një ofertë konkrete për kryeqytetin.

Në PS, diskutimi pritet të përqendrohet te profili që do të përfaqësojë partinë dhe te mbështetja që kandidati do të ketë brenda strukturave. Në opozitë, përveç emrit, një faktor vendimtar do të jetë koordinimi mes forcave politike dhe mundësia për të dalë me një alternativë të përbashkët.

Në fund, përballja nuk do të përcaktohet vetëm nga njohja publike e kandidatëve. Programi për Tiranën, ekipi që do të shoqërojë secilin prej tyre, aftësia për të trajtuar problemet e qytetit dhe besimi i votuesve do të jenë elemente të rëndësishme të fushatës.

@altmedia.al

TAGGED:analizabashkia tiranekandidateOpozitapdps
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

15 vjet nga 21 Janari, pse po zgjaten hetimet? Kreu i SPAK, Klodian Braho sqaron arsyen

Reforma zgjedhore, kreu i prezencës së OSBE-së në Shqipëri takohet me Gjiknurin dhe Bylykbashin

Kryeministri Rama takohet në Bruksel me presidentin e KiE, Antonio Costa

Nëna e Monika Kryemadhit kërkon pafajësi: Jam pensioniste, s’kam lidhje me 846 mijë eurot

Kryeparlamentari Peleshi nxjerr urdhrin për seancën e 18 nëntorit, Kuvendi voton në parim projektbuxhetin 2027!

Nga e njejta kategori
Aktualitet

Pas 9 muajsh në detyrë, Afrim Qendro largohet nga drejtimi i IKMT-së

Bota Përtej

E papritur, Trump: Mund të takohem edhe me Kim Jong Un në Kinë

Sport

Kristjan Asllani mes 10 lojtarëve më të vlerësuar në Ligën e Kombeve, lë pas yje si De Bruyne e Gordon

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • Policia
  • studente
  • edi rama
  • tirane
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • rusia
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • spak
  • kryeministria
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.