Në kuadër të vizitës së tij në Bruksel ku mori pjesë në Forumin e II-të të Zgjerimit të Bashkimit Europian, kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.
Më pas, ata janë mbledhur në një tryezë bisedimesh ku të pranishëm janë edhe ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha dhe ministrja për Administratën Publike, Adea Pirdeni.