Afrim Qendro është larguar nga drejtimi i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, detyrë të cilën e mbajti për 9 muaj.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Qendro ka falënderuar kryeministrin Edi Rama, zëvendëskryeministren Albana Koçiu, ministrat me të cilët bashkëpunoi, si dhe punonjësit e institucionit.
Qendro e cilësoi periudhën në drejtimin e IKMT-së si intensive, me sfida dhe përgjegjësi, por edhe me rezultate konkrete në funksionimin e institucionit.
Ai veçoi gjatë punës së tij ristrukturimin e burimeve njerëzore, luftën kundër ndërtimeve të paligjshme, bashkëpunimin me ARRSH-në për projektet publike dhe monitorimin e sigurisë në kantieret e ndërtimit.