Një grabitje e armatosur ka përfunduar me plagosjen e një personi në qytetin e Gjakovës, Kosovë.
Ngjarja është regjistruar në rrugën “Sylejman Hadum Aga”, ku persona të dyshuar kanë hapur zjarr gjatë grabitjes në një lokal.
Lidhur me rastin ka reaguar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila konfirmoi se njoftimi për ngjarjen është marrë rreth orës 17:00 përmes linjës zyrtare telefonike.
Personi i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur njësitë policore, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar, të cilët janë larguar pas ngjarjes.