Kreu i Prokurorisë së Posaçme Klodian Braho, ka shpjeguar aryset e zgjatjes së hetimeve për ngjarjen e 21 Janarit, të cilat theksoi ai lidhen me pritjen e përgjigjeve për kërkesat për ndihmë juridike të dërguara në kuadër të kësaj çështjeje.
Gjatë një komunikimi me gazetarët këtë të hënë, Braho u pyet se përse hetimet për ngjarjen e 21 janarit 2011, ku mbetën të vrarë katër protestues, po zgjasin kaq shumë.“SPAK dërgon kërkesat për ndihmë juridike dhe presim”, u përgjigj sot kreu i Prokurorisë së Posaçme.