Kristjan Asllani është përfshirë në mesin e dhjetë futbollistëve me notat më të larta në edicionin e këtij sezoni të Nations League, sipas faqes së specializuar, “Sofascore”. Mesfushori i Kombëtares shqiptare renditet në vendin e tetë, me vlerësimin 7.93, duke lënë pas emra të njohur të futbollit europian.
Mes atyre që ylli kuqezi ka lënë pas janë sulmuesi i Anglisë, Anthony Gordon, me notën 7.92, si dhe mesfushori i mirënjohur belg Kevin De Bruyne, i vlerësuar me 7.90.
Në krye të klasifikimit qëndron Arda Güler. Mesfushori i Turqisë ka marrë notën 8.30, më të lartën mes lojtarëve që janë aktivizuar në këtë edicion. Ylli i Real Madrid ka regjistruar paraqitjet më të mira individuale, pavarësisht se Turqia nuk ka fituar asnjë ndeshje në grup.
⭐️🇹🇷 Arda Güler was the 𝗛𝗶𝗴𝗵𝗲𝘀𝘁 𝗥𝗔𝗧𝗘𝗗 player in the 26/27 Nations League Groups. @Sofascore
— Madrid Xtra (@MadridXtra) November 15, 2026
And Türkiye lost all their games. 🤯 pic.twitter.com/ycrjZLdVMf
Pas tij, në vendin e dytë renditet spanjolli Lamine Yamal me 8.22, ndërsa podiumi plotësohet nga francezi Michael Olise, i vlerësuar me notën 8.18. Në listë janë edhe emra të tjerë si portieri belg Lammens, mesfushori hungarez Dominik Szoboszlai apo portieri i Irlandës së Veriut, Pierce Charles dhe mesfushori holandez, Joey Veerman.