Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Maran beson te Shqipëria: Jemi në rrugën e duhur për të shkuar në Europian
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Sport

Maran beson te Shqipëria: Jemi në rrugën e duhur për të shkuar në Europian

SHARE

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, është shprehur i kënaqur me paraqitjet e kuqezinjve në këtë edicion të Ligës së Kombeve, pas fitores 2-0 ndaj Bjellorusisë dhe sigurimit të vendit të parë në grupin C1.

Në prononcimin e tij pas ndeshjes, tekniku italian vlerësoi përkushtimin e futbollistëve dhe progresin e bërë nga skuadra gjatë këtij rrugëtimi. Maran theksoi se Shqipëria ka regjistruar një rekord të ri pikësh, ka përmirësuar statistikat dhe ka arritur të integrojë edhe tre lojtarë debutues.

Sipas trajnerit, Kombëtarja ka treguar rritje nga ndeshja në ndeshje, ndërsa dëshira dhe angazhimi i lojtarëve kanë qenë elementët që e kanë bindur më shumë.

“Dua t’i përgëzoj futbollistët, pasi falë paraqitjeve të tyre arritëm këtë objektiv. Kemi marrë disa fitore, kanë debutuar tre lojtarë dhe kemi përmirësuar disa statistika. Kemi vendosur rekord pikësh, kemi shënuar dhe kemi pësuar pak gola”, u shpreh Maran.

Më tej, italiani foli edhe për objektivat e së ardhmes, duke e konsideruar Shqipërinë në rrugën e duhur për të synuar një tjetër pjesëmarrje në Kampionatin Europian.

Lexo gjithashtu

Romelu Lukaku i jep fund aventurës me Belgjikën, largohet si golashënuesi më i mirë në histori
Kristjan Asllani mes 10 lojtarëve më të vlerësuar në Ligën e Kombeve, lë pas yje si De Bruyne e Gordon
Philippe Diallo, kandidati surprizë i UEFA-s për të sfiduar Infantinon në garën për kreun e FIFA-s
Gjimshiti paralajmëron kundërshtarët: Nuk ka limite, kjo Kombëtare mund të bëjë më shumë

“Gjatë këtyre ndeshjeve kemi kuptuar se skuadra është rritur shumë. Këtë e kam kuptuar nga dëshira që kanë treguar lojtarët. Jemi në rrugën e duhur për të shkuar në Europian. Dua të falënderoj presidentin që më besoi këtë detyrë. Jam i lumtur për tifozët dhe mbështetjen që na kanë dhënë”, përfundoi trajneri kuqezi.

Fitorja ndaj Bjellorusisë dhe vendi i parë në grup i japin Shqipërisë një tjetër motivim për vazhdimësinë, ndërsa Maran synon ta çojë këtë skuadër drejt objektivave edhe më të mëdha.

Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Aksident tragjik në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën shefi i Krimeve të Rënda (EMRI)

Grabitje e armatosur në mes të qytetit, autorët qëllojnë me armë dhe plagosin një person

Aksident i rëndë në autostradës Fier-Vlorë, një i vdekur dhe një i plagosur

Përplasje te Kryeministria, policia nuk lejon protestën në bulevard

15 vjet nga 21 Janari, pse po zgjaten hetimet? Kreu i SPAK, Klodian Braho sqaron arsyen

Nga e njejta kategori
Sport

Mesazhi i Hysajt për kuqezinjtë: Tani duhet t’u hapim rrugën të rinjve

Kryesore Sport

Shqipëria nuk fal, fiton 2-0 dhe blindon vendin e parë

Sport

Shqipëria dyfishon shifrat ndaj Bjellorusisë, Hysaj shënon golin e qetësisë

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • Policia
  • studente
  • edi rama
  • tirane
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • rusia
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • spak
  • kryeministria
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.