Shqipëria po zhvillon një ndeshje fantastike ndaj Bjellorusisë, duke dyfishuar avantazhin.
Ka qenë Hysaj ai që ka shënuar golin e dytë.
Ky është një gol me shumë rëndësi për kuqezinjtë, të cilët kërkojnë të sigurojnë vendin e parë në grup dhe ngjitjen direkte në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Shqipërisë i mjafton edhe një barazim për të përmbushur objektivin, por skuadra e drejtuar nga Rolando Maran kërkon ta mbyllë këtë takim me fitore.