Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Holanda plan të posaçëm për “Fazën e Zezë”, supermarketet kthehen në pika emergjence
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
BotaPërtej

Holanda plan të posaçëm për “Fazën e Zezë”, supermarketet kthehen në pika emergjence

SHARE

Holanda po harton një plan të posaçëm për të garantuar furnizimin me ushqime në rast të një krize të rëndë, si lufta, një sulm masiv kibernetik apo ndërprerja e zgjatur e energjisë elektrike.

Sipas mediave holandeze, zinxhirët kryesorë të supermarketeve, mes tyre Albert Heijn, Jumbo dhe Aldi, po diskutojnë krijimin e pikave të posaçme emergjence, të cilat do të mund të vazhdojnë aktivitetin edhe në kushte të jashtëzakonshme.

Plani parashikon që në çdo rajon të caktohen supermarkete ekzistuese, të pajisura me gjeneratorë rezervë për të garantuar funksionimin e kasave, sistemeve të pagesave dhe pajisjeve frigoriferike.

Synimi është që çdo banor të ketë një pikë të tillë furnizimi brenda 15 minutash me makinë.

Në rast aktivizimi të planit, supermarketet do të ofrojnë një gamë të kufizuar produktesh, duke u përqendruar te ushqimet dhe mallrat më të domosdoshme për popullsinë.

Lexo gjithashtu

Përdorim i fotografive dhe videove nga telefonat pa pëlqimin e përdoruesve, Italia kërkon 800 mln euro nga Facebook
Izraeli përgatit skenarin pa SHBA-në: Sulm i ri ndaj Iranit?
Dyshimet për sabotim ndaj një kompanie që prodhon dronë ushtarakë, Estonia mbyll të gjitha pikat kufitare me Rusinë nga 1 dhjetori
Britani/ Ndihmësi i kryeministrit kapet duke përdorur ChatGPT për të shkruar fjalimin politik

Nisma po diskutohet në bashkëpunim me organizatën e industrisë së supermarketeve CBL dhe Ministrinë e Bujqësisë.

Një nga shqetësimet kryesore është varësia e zinxhirit ushqimor nga sistemet dixhitale, të cilat mund të paralizohen nga sulmet kibernetike ose ndërprerjet e energjisë.

Diskutimet janë intensifikuar pas incidenteve të fundit kibernetike që prekën sistemet e shpërndarjes së ushqimeve në vend.

Megjithatë, plani është ende në fazë diskutimi dhe detajet për financimin, rezervat ushqimore dhe funksionimin e pikave emergjente nuk janë përfunduar. Vendimmarrja përfundimtare pritet përpara verës së vitit 2027.

Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Dominim i kombëtares përballë Bjellorusisë, Asllani godet shtyllën

Shqipëria përballet me Bjellorusinë, Maran përcakton formacionin për ndeshjen vendimtare

Kremlini: Rusia do të përdorë forcën nëse nuk sheh mundësi për marrëveshje me Europën

Hetimet për Megaspeed dhe çipat Nvidia, kompania nis verifikimin e brendshëm pas dyshimeve për lidhje me Kinën

Arrestohen gjashtë persona në Prishtinë për trafik droge, mes tyre ish-ministri Astrit Haraqija

Nga e njejta kategori
Bota Kryesore

Uashingtoni tenton të hapë kanalin Moskë–Europë për Ukrainën, Kushner: Pa kompromis, s’ka paqe

Bota

Finlanda kundërshton kërkesën e Rusisë për largimin nga NATO: Nuk negociohet anëtarësimi

Bota Përtej

Le Pen: Financimi i Ukrainës po kthehet në problem europian, Gjermania po kërcënon vendet kundërshtuese

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • Policia
  • studente
  • edi rama
  • tirane
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • rusia
  • zgjedhje
  • erion veliaj
  • horoskopi
  • kryeministria
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.