Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot ndaj Bjellorusisë ndeshjen e fundit në Grupin C1 të Ligës së Kombeve. Përballja në Budapest është vendimtare për fatin e kuqezinjve në grup, ndërsa trajneri Rolando Maran ka bërë dy ndryshime në formacion për shkak të mungesave të Ernest Muçit dhe Ylber Ramadanit.
Muçi nuk do të jetë në dispozicion për shkak të dëmtimit, ndërsa Ramadani mungon pasi është i pezulluar.
Për të zëvendësuar Ramadanin në mesfushë, Maran ka zgjedhur Shehun, i cili pritet të marrë detyrat në repartin e mesfushës me tipare mbrojtëse.
Ndërkohë, në vend të Muçit, në mbështetje të Manajt është vendosur Hoxha, i spostuar në krahun e majtë. Laçi do të luajë në të djathtë, në pozicionin ku veproi Muçi në ndeshjen e fundit ndaj Finlandës.
Këto lëvizje synojnë të ruajnë ekuilibrat e skuadrës për sfidën e fundit të grupit, ku Shqipëria kërkon të mbyllë me sukses aventurën në Ligën e Kombeve.
Formacioni zyrtar i Shqipërisë (3-4-2-1):
Portier: Berisha
Mbrojtës: Ismajli, Gjimshiti, Mitaj
Mesfushorë: Pilo, Shehu, Asllani, Hysaj
Sulmues: Laçi, Hoxha; Manaj