Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Nga fusha te stafi teknik, Shkëndija humbet një prej njerëzve të saj
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Sport

Nga fusha te stafi teknik, Shkëndija humbet një prej njerëzve të saj

SHARE

Një lajm i trishtë ka prekur futbollin shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Agron Memedi, ish-futbollist dhe pjesëtar i stafit teknik të Shkëndijës së Tetovës, është ndarë nga jeta.

Lajmi i hidhur është bërë publik nga klubi tetovar, i cili përmes një mesazhi prekës ka njoftuar humbjen e një prej njerëzve që kanë qenë pjesë e familjes kuqezi.

Memedi kishte dhënë kontributin e tij për Shkëndijën në dy role të ndryshme, fillimisht si futbollist dhe më pas si anëtar i stafit teknik, duke mbetur i lidhur me klubin edhe pas përfundimit të karrierës në fushën e lojës.

Në reagimin zyrtar, Shkëndija ka shprehur ngushëllimet për familjen e tij, të afërmit dhe të gjithë ata që e njohën dhe e patën pranë.

Klubi thekson se Agron Memedi do të mbetet gjithmonë pjesë e familjes kuqezi, ndërsa mesazhin e ka mbyllur me fjalët prekëse: “U prehsh në paqe Goni!”.

Lexo gjithashtu

Shënon Manaj, Shqipëria kalon në avantazh përballë Bjellorusisë
Dominim i kombëtares përballë Bjellorusisë, Asllani godet shtyllën
Shqipëria përballet me Bjellorusinë, Maran përcakton formacionin për ndeshjen vendimtare
Luiza Gega fiton Maratonën e Tiranës, triumfon në garën 42 kilometra dhe merr çmimin prej 5 mijë eurosh

REAGIMI I PLOTË I SHKËNDIJËS:

Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Agron Memedit, ish-futbollistit dhe anëtarit të stafit teknik të klubit tonë.

Sot, Shkëndija humbi një prej njerëzve të saj, një pjesëtar të familjes kuqezi, i cili fillimisht veshi fanellën tonë si futbollist dhe më pas vijoi të kontribuonte në klub si pjesë e stafit teknik.

Në këto momente të vështira, mendimet dhe lutjet tona janë me familjen Memedi, të afërmit dhe të gjithë ata që e njohën dhe e deshën Agronin.

Ai do të jetë gjithmonë pjesë e familjes sonë.

U prehsh në paqe Goni!

Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

SHBA rishikon sistemin e vaksinàve, mjekët pritet të paguhen për trajtimin e efekteve anësore

Përdorim i fotografive dhe videove nga telefonat pa pëlqimin e përdoruesve, Italia kërkon 800 mln euro nga Facebook

Holanda plan të posaçëm për “Fazën e Zezë”, supermarketet kthehen në pika emergjence

Izraeli përgatit skenarin pa SHBA-në: Sulm i ri ndaj Iranit?

Dyshimet për sabotim ndaj një kompanie që prodhon dronë ushtarakë, Estonia mbyll të gjitha pikat kufitare me Rusinë nga 1 dhjetori

Nga e njejta kategori
Sport

Shqipëria përballë Bjellorusisë, kuqezinjve u mjafton barazimi për ngjitjen në Ligën B

Sport

Argjentina nis epokën pa Messin me humbje, Uruguai triumfon 2-1

Sport

Mungesa e Ramadanit dhe paqartësia për Muçin, trajneri Maran: S’jam i shqetësuar, shanse për lojtarët e tjerë

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • Policia
  • studente
  • edi rama
  • tirane
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • rusia
  • zgjedhje
  • erion veliaj
  • horoskopi
  • kryeministria
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.