E ardhmja e Hakan Çalhanoğlut te Interi është vënë në pikëpyetje, ndërsa një tjetër klub italian mund të përfshihet në garën për shërbimet e mesfushorit turk.
Bëhet fjalë për Comon, që sipas raportimeve të gazetës italiane La Gazzetta dello Sport, po shqyrton mundësinë për të paraqitur një ofertë për transferimin e 32-vjeçarit.
Çalhanoğlu nuk ka arritur ende një marrëveshje me drejtuesit zikaltër për rinovimin e kontratës, duke bërë që largimi i tij të mos përjashtohet.
Në këtë situatë synon të ndërhyjë Como, ku trajneri Cesc Fàbregas e vlerëson shumë profilin e futbollistit turk dhe do të ishte i kënaqur ta kishte në dispozicion.
Megjithatë, për momentin nuk ka një ofertë zyrtare dhe interesimi i Comos mbetet në fazën e vlerësimit. Nëse ky operacion konkretizohet, mund të jetë një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos së ardhshme në Itali.