Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Shkatërrohet rrjeti kriminal shqiptar në Itali, akuza për armë e trafik
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Rajoni

Shkatërrohet rrjeti kriminal shqiptar në Itali, akuza për armë e trafik

SHARE

Autoritetet italiane kanë bërë me dije se gjashtë persona u arrestuan nga policia italiane në kuadër të një hetimi për trafik droge, armëmbajtje pa leje, zhvatje dhe organizimin e aktiviteteve kriminale nga brenda burgjeve në rajonin e Emilia-Romagna-s.

Në mesin e të arrestuarve janë katër shtetas shqiptarë dhe dy italianë. Hetimet janë zhvilluar nga Seksioni i Policisë Kriminale të Bolonjës, nën koordinimin e Drejtorisë së Qarkut për Luftën kundër Mafias pranë Prokurorisë.

Sipas dosjes hetimore, grupi dyshohet se kishte arritur të drejtonte dhe koordinonte veprimtari kriminale edhe nga brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit, ku disa prej të dyshuarve ndodheshin të burgosur për vepra të rënda penale, përfshirë edhe vrasje me dashje. Komunikimi me personat jashtë burgut dyshohet se realizohej përmes një rrjeti kontaktesh dhe përdorimit të paligjshëm të telefonave celularë.

Gjatë hetimeve, policia ka dokumentuar dy episode të dyshuara të dhunës dhe kërcënimeve, të lidhura me mosmarrëveshje për borxhe nga trafiku i narkotikëve.

Ngjarja më e fundit dyshohet se ka ndodhur në janar të këtij viti. Sipas hetuesve, një person i burgosur i kishte borxh grupit për pagesën e një kilogrami kokainë. Ai dyshohet se ka njoftuar nga burgu bashkëshorten e tij, e cila po kthehej në banesë me vajzën e vogël, se pranë hyrjes së shtëpisë ndodheshin dy persona që mund t’i bënin keq.

Lexo gjithashtu

“Do dal i pastër si loti nga kjo betejë” – Thaçi përcjell mesazh të fortë nga Haga
Macron uron presidenten e re të Kosovës: Shpresoj që zgjedhja e saj të nxisë integrimin europian
31 gjoba pas protestës në Tiranë, policia: Procedohen penalisht edhe dy persona
Tiranë/ Arrestohet 49-vjeçari me precendentë, i gjendet pistoletë dhe municion

Gruaja ndryshoi itinerarin dhe iu drejtua karabinierëve në një stacion në provincën e Ravenës. Sipas rindërtimit të ngjarjes nga hetuesit, dy personat që ndodheshin pranë banesës qëlluan me armë zjarri në drejtim të automjetit të nënës së të burgosurit, në atë që dyshohet të ketë qenë një akt paralajmërues dhe intimidues. Një tjetër episod i ngjashëm i përket shkurtit të vitit 2025. Sipas hetimeve, dy vëllezër, me urdhër të një personi të tretë që ndodhej në burg, kanë qëlluar me armë ndaj një shtetasi italian në një parking në Bolonjë. Viktima mbeti me plagë sipërfaqësore. Ngjarjanuk ishte denoncuar në atë kohë.

Trafiku i kokainës drejtohej edhe nga burgu

Sipas policisë, grupi dyshohet se kishte krijuar një rrjet të strukturuar kontaktesh për të menaxhuar trafikun e lëndëve narkotike, me destinacion edhe tregun e Bolonjës. Hetuesit vlerësojnë se përdorimi i telefonave celularë brenda burgjeve u mundësonte disa prej të dyshuarve të ruanin ndikimin mbi aktivitetet kriminale jashtë tyre.

Drejtuesi i Policisë së Lëvizshme të Bolonjës, Guglielmo Battisti, e cilësoi këtë një zhvillim të rëndësishëm në panoramën kriminale të qytetit, duke theksuar aftësinë e grupeve kriminale shqiptare për të qarkulluar sasi të konsiderueshme droge dhe për të ushtruar ndikim edhe nga brenda institucioneve penitenciare.

Masa e sigurisë lidhet me nëntë persona, ndërsa gjashtë prej tyre janë përfshirë në ekzekutimin e masave të raportuara nga policia. Mes të arrestuarve përmenden një shqiptar 39-vjeçar, i cili ndodhej tashmë në burg, një shqiptar 48-vjeçar që rezultonte ende në kërkim, si dhe dy shqiptarë rreth të njëzetave. Dy shtetasit italianë janë përkatësisht 33 dhe 22 vjeç.

Të dyshuarit hetohen, sipas roleve që u atribuohen, për trafik droge, armëmbajtje dhe përdorim armësh, zhvatje dhe përdorim të paligjshëm të pajisjeve telefonike në institucionet e vuajtjes së dënimit. Policia italiane nuk përjashton zhvillime të tjera në vijim të hetimeve.

TAGGED:grupi kriminalitaliPolicia
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Dashuri pa kushte përtej lidhjes biologjike, Çiljeta i bën dedikimin e veçantë Bekos

Jurgen Klopp i beson sërish, Brajan Gruda grumbullohet nga Gjermania

Melania Trump i dërgon letra personale Putinit dhe Zelenskyt: Të hapim rrugën drejt paqes

80 vite jetë dhe sakrifica, Atifete Jahjaga emocionon me urimin për të atin

U arratis pasi vrau 8 persona, kapet autori i sulmeve të përgjakshme në Turqi

Nga e njejta kategori
Aktualitet Bota

Marta Kos: Mali i Zi mund të bëhet anëtari i 28-të i BE-së në vitin 2028

Aktualitet Bota

Tragjedi në Itali/ Humb jetën 61-vjeçari shqiptar, u zu poshtë nga një portë gjatë punimeve

Aktualitet Kryesore

EKSKLUZIVE/ Ndryshon skenari, studentët vendosin të protestojnë dy herë në javë! Pedagogët tërhiqen pjesërisht nga bojkoti

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.