Një 61-vjeçar shqiptar nga Durrësi ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Casarano, në zonën e Spagnolos në Itali, pas një aksidenti të ndodhur gjatë punimeve në një banesë private.
Sipas mediave italiane, viktima është identifikuar si Rushani Bashkim, pronar i një kompanie ndërtimi.
Ngjarja ndodhi teksa 61-vjeçari po kryente punime në banesën private. Gjatë punës, një portë rrëshqitëse u rrëzua dhe e zuri poshtë, duke i shkaktuar plagë të rënda.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë policia dhe shërbimet e urgjencës. Pavarësisht ndërhyrjes dhe përpjekjeve të ekipit mjekësor për ta shpëtuar, 61-vjeçari ndërroi jetë.