Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Rama në Bruksel: Protestat në Shqipëri janë “revolucioni i pritshmërive më të larta”
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AktualitetPolitike

Rama në Bruksel: Protestat në Shqipëri janë “revolucioni i pritshmërive më të larta”

SHARE

Kryeministri Edi Rama i cilësoi protestat e muajve të fundit në Shqipëri si shprehje të një shoqërie që kërkon më shumë nga institucionet. Gjatë Forumit të II-të të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel, ai iu referua edhe të ashtuquajturit “Revolucioni i Flamingove”, duke e përshkruar si “revolucionin e pritshmërive më të larta”.

Rama foli në panelin me temë “Realizimi i zgjerimit: Reformat, investimet dhe rritja ekonomike”, të moderuar nga Suzanne Lynch, shefe e zyrës së Bloomberg në Bruksel.

Gjatë diskutimit, kreu i qeverisë shqiptare tha se protestat në vend kanë tërhequr vëmendjen ndërkombëtare, ndërsa përmendi edhe ndikimin që, sipas tij, ka pasur hija e presidentit amerikan Donald Trump në interesin e mediave për zhvillimet në Shqipëri.

“Ajo që ka ndodhur në Shqipëri gjatë muajve të fundit ka qenë publike. Madje, pati edhe një emër, ‘Revolucioni i Flamingove’, që tërhoqi gjithë vëmendjen e botës. Sepse ndodhi se pas kësaj është edhe hija e Donald Trump, sepse nuk jam i sigurt që, nëse nuk do të ishte Donald Trump, do të donte t’ia dinte dikush për flamingot në Shqipëri”, u shpreh Rama.

Ai e interpretoi këtë valë protestash si shenjë të ndryshimit të pritshmërive të qytetarëve, të cilët, sipas tij, kërkojnë më shumë dhe kanë të drejtë të ngrenë pikëpyetje për vendin që zënë në procesin e transformimit të vendit.

Lexo gjithashtu

Aksident tragjik në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën shefi i Krimeve të Rënda (EMRI)
Grabitje e armatosur në mes të qytetit, autorët qëllojnë me armë dhe plagosin një person
Romelu Lukaku i jep fund aventurës me Belgjikën, largohet si golashënuesi më i mirë në histori
Aksident i rëndë në autostradës Fier-Vlorë, një i vdekur dhe një i plagosur

“Por mënyra si e shoh është shumë më ndryshe. Është një Shqipëri e re që kërkon më shumë, dhe në fakt, është ajo që quhet ‘revolucioni i pritshmërive më të larta’. Njerëzit kërkojnë më shumë dhe kanë të drejtë legjitime për të kërkuar më shumë dhe për të ngritur pikëpyetje se ku janë në këtë transformim”, deklaroi kryeministri.

Në vijim, Rama e lidhi këtë proces me angazhimin e Shqipërisë për integrimin evropian, duke vlerësuar mbështetjen e Bashkimit Evropian për vendin.

“Ky është pikërisht fakti pse jemi kaq të lidhur me BE-në dhe po punojmë aq fort me BE-në, që ka qenë shumë mbështetëse. Kjo është qasja ime”, përfundoi Rama.

TAGGED:brukseledi ramaprotestatirane
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Përplasje te Kryeministria, policia nuk lejon protestën në bulevard

15 vjet nga 21 Janari, pse po zgjaten hetimet? Kreu i SPAK, Klodian Braho sqaron arsyen

Reforma zgjedhore, kreu i prezencës së OSBE-së në Shqipëri takohet me Gjiknurin dhe Bylykbashin

Kryeministri Rama takohet në Bruksel me presidentin e KiE, Antonio Costa

Nëna e Monika Kryemadhit kërkon pafajësi: Jam pensioniste, s’kam lidhje me 846 mijë eurot

Nga e njejta kategori
Aktualitet Politike

Kryeparlamentari Peleshi nxjerr urdhrin për seancën e 18 nëntorit, Kuvendi voton në parim projektbuxhetin 2027!

Aktualitet

Pas 9 muajsh në detyrë, Afrim Qendro largohet nga drejtimi i IKMT-së

Bota Përtej

E papritur, Trump: Mund të takohem edhe me Kim Jong Un në Kinë

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • Policia
  • studente
  • edi rama
  • tirane
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • rusia
  • zgjedhje
  • spak
  • kryeministria
  • horoskopi
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.