Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Rama merr pjesë në Forumin e Zgjerimit të BE-së në Bruksel, pritet të takohet me Costa dhe Metsola
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AktualitetKryesorePolitike

Rama merr pjesë në Forumin e Zgjerimit të BE-së në Bruksel, pritet të takohet me Costa dhe Metsola

SHARE

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë këtë të hënë në Forumin e II-të të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, që zhvillohet në Bruksel me temën “Evropë më e gjerë – Evropë më e fortë”. Gjatë vizitës, ai pritet të zhvillojë takime me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Forumi do të përqendrohet te progresi i vendeve kandidate, Paketa e Zgjerimit për këtë vit dhe perspektiva e një Bashkimi Evropian më të zgjeruar dhe më rezistent.

Kryeministri Rama do t’i drejtohet panelit me temë “Realizimi i Zgjerimit: Reformat, Investimet dhe Rritja Ekonomike”, ku pritet të diskutohet mbi rolin e reformave dhe investimeve në procesin e integrimit evropian.

Rama: Anëtarësimi në BE duhet të bazohet te meritat

Javën e kaluar, kreu i qeverisë shqiptare mori pjesë në takimin e nëntë të Komunitetit Politik Evropian në Dublin. I pyetur nga gazetarët për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Rama theksoi se nuk ka rrugë tjetër drejt anëtarësimit përveç procesit të bazuar në merita.

Lexo gjithashtu

SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë në Europë: Kujdes në vendet e mbipopulluara dhe shmangni protestat
Thaçi: Jam krenar që kam qenë pjesë e UÇK-së, mbajtja e uniformës së saj është nderi më i madh i jetës sime
Aksident tragjik në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën shefi i Krimeve të Rënda (EMRI)
Grabitje e armatosur në mes të qytetit, autorët qëllojnë me armë dhe plagosin një person

Duke folur për rolin e Shqipërisë në diskutimet evropiane, ai u shpreh se vendi e njeh peshën e tij dhe nuk synon t’u japë leksione shteteve të tjera.

“Ne jemi shumë të vegjël dhe e dimë vendin tonë, ndaj nuk na takon t’u japim leksione të tjerëve apo të përfaqësojmë të gjithë. Unë jam më i gjati, por drejtoj një vend shumë të vogël. Nuk bëhet fjalë për gjatësinë time, por për peshën e vendit”, u shpreh Rama më 12 nëntor.

TAGGED:Antonio CostaForumin e Zgjerimit të BErama
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Romelu Lukaku i jep fund aventurës me Belgjikën, largohet si golashënuesi më i mirë në histori

Aksident i rëndë në autostradës Fier-Vlorë, një i vdekur dhe një i plagosur

Përplasje te Kryeministria, policia nuk lejon protestën në bulevard

15 vjet nga 21 Janari, pse po zgjaten hetimet? Kreu i SPAK, Klodian Braho sqaron arsyen

Reforma zgjedhore, kreu i prezencës së OSBE-së në Shqipëri takohet me Gjiknurin dhe Bylykbashin

Nga e njejta kategori
Aktualitet Politike

Kryeministri Rama takohet në Bruksel me presidentin e KiE, Antonio Costa

Aktualitet Politike

Nëna e Monika Kryemadhit kërkon pafajësi: Jam pensioniste, s’kam lidhje me 846 mijë eurot

Aktualitet Politike

Kryeparlamentari Peleshi nxjerr urdhrin për seancën e 18 nëntorit, Kuvendi voton në parim projektbuxhetin 2027!

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • Policia
  • studente
  • edi rama
  • tirane
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • rusia
  • zgjedhje
  • spak
  • kryeministria
  • horoskopi
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.