Mijëra qytetarë kanë dalë këtë të shtunë në protestë në Bukuresht të Rumanisë, duke kërkuar lirimin e ish-kandidatit presidencial Călin Georgescu, i cili ndodhet në paraburgim.
Manifestimi u zhvillua në parkun Izvor, pranë Parlamentit rumun, ku sipas televizionit publik TVR morën pjesë rreth 10 mijë persona.
Protestuesit brohoritën në mbështetje të Georgescu dhe kundërshtuan qëndrimin e autoriteteve ndaj tij. Në protestë u bashkua edhe lideri i partisë AUR, George Simion.
Pas tubimit, një pjesë e demonstruesve u drejtuan drejt qendrës së paraburgimit ku mbahet Georgescu, për të shprehur mbështetjen e tyre.
Protesta nuk ishte autorizuar nga autoritetet bashkiake, ndërsa policia vendosi kufizime të qarkullimit në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit.