Zbulohen detaje të reja nga diskutimet mes kryeministrit Edi Rama dhe Elisa Spiropalit gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.
Sipas burimeve të afërta në mbledhjen e Asamblesë, deputetja e PS Elisa Spiropali ka kundërshtuar kritikat ndaj saj, duke deklaruar se veprimet e saj nuk e kanë turpëruar Partinë Socialiste, ndërsa ka drejtuar gishtin edhe ndaj personave që, sipas saj, kanë abuzuar me pushtetin.
“Nga veprimet e mia nuk është turpëruar PS. Ka ndër ne që kanë abuzuar me pushtetin. Nëse duhet të jem flamingo, atëherë më quani flamingo”, mësohet të ketë thënë Spiropali gjatë diskutimeve.
Nga ana e tij Rama mësohet t’i jetë drejtuar Spiropalit me fjalët: “Nuk mund t’i gjuash me gurë shtëpisë”.
Sakaq Kryeministri Edi Rama kerkoi gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste përjashtimin e Elisa Spiropalit nga strukturat e selisë rozë, si edhe të ish-deputetit dhe avokatit të Erion Veliajt, Plarent Ndreca.
Por vendimmarrja u shty, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Kolsi tha se “Elisa Spiropali vazhdon të jetë anëtare e PS”.