Një 39-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti në rrugën “Ali Bakiu”, në Tiranë. Sipas informacionit paraprak të policisë, në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Viktima është identifikuar si shtetasi D. D., 39 vjeç, banues në Paskuqan. Automjeti ku u gjet trupi rezulton në pronësi të vëllait të tij, shtetasit P. D.
Ndërkohë, grupi hetimor po vijon veprimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Në rrugën “Ali Bakiu”, brenda një automjeti është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi D. D, 39 vjeç, banues në Paskuqan.
Automjeti rezulton në pronësi të vëllait të tij, shtetasit P. D. Paraprakisht dyshohet se humbja e jetës ka ardhur për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po vijon veprimet për
sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.