Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: U kap pas 6 vitesh në arrati, shqiptari: Kam ekzekutuar dy veta në Shqipëri
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AktualitetKryesore

U kap pas 6 vitesh në arrati, shqiptari: Kam ekzekutuar dy veta në Shqipëri

SHARE

Detaje të reja dhe tronditëse janë zbuluar pas arrestimit në Athinë të 43-vjeçarit shqiptar Nikolin Pali, i cili ishte në kërkim prej gjashtë vitesh për një vrasje të dyfishtë të ndodhur në Loutraki të Greqisë. Sipas mediave greke, ai dyshohet se ka pranuar përfshirjen edhe në dy vrasje të tjera të kryera në Shqipëri.

Pali u lokalizua dhe u arrestua në një apartament në zonën Kato Patisia të Athinës, gjatë një operacioni të forcave speciale EKAM dhe policisë greke. Ai ishte dënuar në mungesë për vrasjen e ish-partneres së tij, një 43-vjeçare me origjinë ukrainase, si dhe të partnerit të saj, një farmacist grek.

Sipas medias greke “Proto Thema”, gjatë marrjes në pyetje, shqiptari dyshohet se ka rrëfyer edhe përfshirjen në dy krime të tjera me pasoja fatale në Shqipëri. Ndërkohë, hetuesit po verifikojnë nëse ai ka lidhje edhe me ngjarje të tjera të rënda kriminale, përfshirë vrasje të porositura kundrejt pagesës.

Gjatë kontrollit në apartamentin ku u kap, policia sekuestroi një pistoletë, dy granata funksionale, dy mekanizma ndezës, tri palë pranga metalike dhe një dokument qëndrimi të falsifikuar, ku ishte vendosur fotografia e 43-vjeçarit.

Sipas autoriteteve greke, ndaj tij kishte disa vendime dënimi për vrasje me dashje, grabitje dhe zjarrvënie me dëmtim të pronës. Gjithashtu, përmes bashkëpunimit me Interpolin, u konfirmua se ai kërkohej edhe nga drejtësia shqiptare për një grabitje të armatosur të mbetur në tentativë, të kryer në bashkëpunim me persona të tjerë.

Lexo gjithashtu

Qëlloi prindërit me sopatë, si paraqitet gjendja e tyre? Policia jep detaje për ngjarjen
Durrës/ Dhunë brenda familjes në Rrushkull, djali plagos rëndë me sëpatë prindërit
Lorent Tolaj drejt Zvicrës, sulmuesi me origjinë shqiptare përfshihet në listën rezervë për ndeshjet e nëntorit
Nga emigrant në sipërmarrës dhe artist, historia e trishtë e shqiptarit që humbi jetën në Itali

Krimi i dyfishtë për të cilin Pali ishte shpallur fajtor ndodhi gjatë natës mes 10 dhe 11 tetorit 2020, në një banesë pushimi në Loutraki. Sipas dosjes hetimore, ai dyshohet se hyri në banesë dhe sulmoi me sëpatë ish-partneren dhe partnerin e saj, duke i shkaktuar vdekjen të dyve.

Pas krimit, autori mori para dhe sende me vlerë nga viktimat. Më pas, automjetin e gruas e transportoi në një zonë të izoluar, ku i vuri flakën me qëllim zhdukjen e gjurmëve që mund ta lidhnin me ngjarjen.

Në të njëjtin operacion policor u arrestua edhe një 41-vjeçare shqiptare, e dyshuar për përkrahje të autorit dhe shkelje të legjislacionit për të huajt.

Autoritetet greke dhe shqiptare vijojnë hetimet për të verifikuar pretendimet e reja dhe për të zbardhur nëse 43-vjeçari ka qenë i përfshirë në krime të tjera në të dyja vendet.

Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Tesla drejt ndërprerjes së prodhimit të Cybertruck, Musk zhvendos fokusin te robotaksitë

Aksident i fortë në aksin Tuneli i Krrabës–Bradashesh, makinat bëhen copash

U arrestua në Greqi/ Zbardhen emrat e dy vëllezërve që dyshohet se u vranë nga Nikolin Pali

“Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur”, Spiropali trazon sërish PS-në me mesazhin e fortë

Revolucion në tregun e punës në Serbi? Studentët propozojnë javën katërditore pa ulje page

Nga e njejta kategori
Sport

Supersfida e së dielës, Atletico Madrid dhe Barcelona përplasen për kreun e La Ligës

Showbiz

Arrestohet nga FBI babai i Meghan Markle, dyshohet për posedim të materialeve të abuzimit me fëmijë

Bota

Mesazh personal nga Khamenei për Putinin, Moska dhe Teherani diskutojnë gazsjellësin strategjik

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • rusia
  • horoskopi
  • kryeministria
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.