Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Shqipëria drejt BE-së, zhvillohet Konferenca e 10-të Ndërqeveritare në Luksemburg! Rama: Sot mbyllim një kapitull të rëndësishëm
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AktualitetBotaKryesorePolitike

Shqipëria drejt BE-së, zhvillohet Konferenca e 10-të Ndërqeveritare në Luksemburg! Rama: Sot mbyllim një kapitull të rëndësishëm

SHARE

Shqipëria shënon një tjetër hap në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Këtë të martë, në Luksemburg, zhvillohet Konferenca e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE, ku pritet të formalizohet mbyllja e negociatave për Kapitullin 20, “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”.

Me mbylljen e këtij kapitulli, Shqipëria pritet të arrijë në katër kapituj të mbyllur përkohësisht, duke vijuar përparimin në negociatat e anëtarësimit. Objektivi i qeverisë shqiptare është përmbyllja e negociatave brenda vitit 2027.

Kapitulli 20 përfshin politikat që lidhen me zhvillimin e sipërmarrjes, mbështetjen e bizneseve, politikat industriale, inovacionin dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se vendi pritet të mbyllë Kapitullin 20, “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”, gjatë Konferencës së 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE, që zhvillohet sot në Luksemburg.

Në mesazhin e tij në Facebook, Rama e cilësoi këtë zhvillim si një tjetër hap të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Lexo gjithashtu

Presidenti Trump: Zgjedhjet tona janë kaq të manipuluara, saqë nuk e keni idenë!
Milani blindon Rabiot, gati kontrata e re deri në vitin 2030
Trump mbron ndërhyrjen ushtarake ndaj Iranit: Pa vendimin tim, Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin
Qëlloi prindërit me sopatë, si paraqitet gjendja e tyre? Policia jep detaje për ngjarjen

“Dhe me lajmin se sot në Luksemburg, Shqipëria hedh një tjetër hap drejt Bashkimit Europian, duke mbyllur Kapitullin 20 në Konferencën e 10-të të negociatave të Anëtarësimit në BE, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.

Axhenda zyrtare

16:40 – Nisja drejt Qendrës Europiane të Konventave.

16:45 – Deklarata për mediat (doorstep).

16:50 – Fotografi e përbashkët e kryeministrit Edi Rama, komisioneres për Zgjerimin Marta Kos dhe ministrit irlandez Thomas Byrne.

17:00 – Hapja e Konferencës së 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE dhe miratimi i agjendës.

17:45 – Përfundimi i konferencës dhe konferenca për shtyp me kryeministrin Edi Rama, komisioneren Marta Kos dhe ministrin irlandez Thomas Byrne.

TAGGED:bashkimi europianedi ramakapitulli 20Konferenca e 10-të Ndërqeveritare
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
2 Comments 2 Comments
  • Pingback: Në BE, por nën mbikëqyrje: Rregullat e reja për anëtarët e ardhshëm - Altmedia
  • Pingback: Pas votimit të Reformës Territoriale, Rama mbledh Grupin Parlamentar dhe qeverinë! Ja ku do të mbahet takimi - Altmedia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Tesla drejt ndërprerjes së prodhimit të Cybertruck, Musk zhvendos fokusin te robotaksitë

Durrës/ Dhunë brenda familjes në Rrushkull, djali plagos rëndë me sëpatë prindërit

Lorent Tolaj drejt Zvicrës, sulmuesi me origjinë shqiptare përfshihet në listën rezervë për ndeshjet e nëntorit

Nga emigrant në sipërmarrës dhe artist, historia e trishtë e shqiptarit që humbi jetën në Itali

Aksident i fortë në aksin Tuneli i Krrabës–Bradashesh, makinat bëhen copash

Nga e njejta kategori
Aktualitet Kryesore

U arrestua në Greqi/ Zbardhen emrat e dy vëllezërve që dyshohet se u vranë nga Nikolin Pali

Aktualitet Kryesore

U kap pas 6 vitesh në arrati, shqiptari: Kam ekzekutuar dy veta në Shqipëri

Kryesore Politike

“Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur”, Spiropali trazon sërish PS-në me mesazhin e fortë

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • rusia
  • moti
  • erion veliaj
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.