Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Trump mbron ndërhyrjen ushtarake ndaj Iranit: Pa vendimin tim, Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Bota

Trump mbron ndërhyrjen ushtarake ndaj Iranit: Pa vendimin tim, Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin

SHARE

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka dalë në mbrojtje të fushatës ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit, duke pretenduar se ndërhyrja e tij për të ndalur programin bërthamor të Teheranit ka shmangur një katastrofë për të gjithë rajonin.

Përmes një postimi në platformën e tij “Truth Social”, Trump ka theksuar se pa vendimin e tij për të vepruar kundër ambicieve bërthamore të Iranit, as Izraeli dhe as Lindja e Mesme nuk do të ishin në gjendjen e sotme.

“Izraeli dhe, në fakt, e gjithë Lindja e Mesme, nuk do të ekzistonin sot po të mos e kisha ndaluar unë Iranin nga marrja e një arme bërthamore. Askush nuk dëshiron ta thotë këtë, por të gjithë e dinë se është e vërtetë!”, shkroi presidenti amerikan.

Deklarata vjen në një moment të vështirë politik për Trumpin dhe Partinë Republikane, pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit, ku republikanët pësuan humbje përballë demokratëve.

Presidenti ka pranuar se pakënaqësia e qytetarëve ndaj konfliktit të zgjatur në Lindjen e Mesme, së bashku me rritjen e inflacionit dhe kostos së jetesës, kanë ndikuar në klimën politike dhe në rezultatin zgjedhor.

Lexo gjithashtu

Presidenti Trump: Zgjedhjet tona janë kaq të manipuluara, saqë nuk e keni idenë!
Mesazh personal nga Khamenei për Putinin, Moska dhe Teherani diskutojnë gazsjellësin strategjik
E rëndë në Gjermani/ Avioni shpërthen në ajër dhe rrëzohet në zonë të banuar. Raportohet për viktima e të plagosur
I riu shqiptar që vrau nënën në Itali, përfundon në psikiatri

Megjithatë, Trump vazhdon të këmbëngulë se ndërhyrja ushtarake kundër Iranit ishte një vendim i domosdoshëm për të parandaluar një kërcënim më të madh, duke e cilësuar atë si një hap me rëndësi historike.

Konflikti ka pasur pasoja të ndjeshme edhe në ekonominë globale, veçanërisht në tregjet e energjisë, duke nxitur shqetësime për çmimet dhe presionet inflacioniste në vende të ndryshme.

Ndërkohë, përpjekjet diplomatike për uljen e tensioneve vijojnë. Katari dhe aktorë të tjerë ndërkombëtarë po angazhohen për të lehtësuar arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi ose një ujdie të përkohshme mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Milani blindon Rabiot, gati kontrata e re deri në vitin 2030

Tesla drejt ndërprerjes së prodhimit të Cybertruck, Musk zhvendos fokusin te robotaksitë

Qëlloi prindërit me sopatë, si paraqitet gjendja e tyre? Policia jep detaje për ngjarjen

Durrës/ Dhunë brenda familjes në Rrushkull, djali plagos rëndë me sëpatë prindërit

Lorent Tolaj drejt Zvicrës, sulmuesi me origjinë shqiptare përfshihet në listën rezervë për ndeshjet e nëntorit

Nga e njejta kategori
Bota

SHBA e Irani pranë marrëveshjes, Teherani gatishmëri edhe për të diskutuar programin bërthamor

Bota

Si po i trajton Gjermania protestat e Brezit Z

Bota Përtej

Presidenti i Izraelit përfundon konsultimet, 67 deputetë mbështesin Gadi Eisenkotin. Mandati për qeverinë jepet të dielën

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • rusia
  • moti
  • erion veliaj
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.