Presidenti amerikan, Donald Trump, ka rikthyer akuzat për manipulim të zgjedhjeve në SHBA, duke vënë në pikëpyetje integritetin e procesit zgjedhor, vetëm dy ditë pas humbjeve të republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit.
“Zgjedhjet tona janë kaq të manipuluara, saqë ju nuk e keni idenë”, deklaroi Trump përpara gazetarëve në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.
Deklarata u bë në një moment kur demokratët kishin siguruar kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, duke shënuar një humbje të rëndësishme për Partinë Republikane.
Trump kritikoi gjithashtu rezultatin e garës për kryebashkiakun e Los Anxhelosit, duke e cilësuar fitoren e kandidates demokrate si të turpshme. Ai pretendoi se gjatë procesit ishin shfaqur parregullsi.
Ndërkohë, komentet e tij kanë rikthyer në qendër të debatit çështjen e besueshmërisë së sistemit zgjedhor amerikan.