Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Vlorë/ Arrestohet 34-vjeçari pas sherrit në Ujin e Ftohtë, dyshohet se tentoi të përdorte pistoletën
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Aktualitet

Vlorë/ Arrestohet 34-vjeçari pas sherrit në Ujin e Ftohtë, dyshohet se tentoi të përdorte pistoletën

SHARE

Policia e Vlorës ka zbardhur detaje të reja nga konflikti i ndodhur mbrëmjen e 7 nëntorit në zonën e Ujit të Ftohtë, ku një 34-vjeçar dyshohet se tentoi të përdorte armë zjarri gjatë përplasjes me një 41-vjeçar.

Në pranga ka rënë Mario Meçanaj, banues në Vlorë, i cili rreth orës 20:50 u përfshi në një konflikt për motive të dobëta me shtetasin E.H., banues në Tiranë.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Rrapi”, në zonën e Ujit të Ftohtë. Pas njoftimit, efektivët e policisë ndërhynë për të ndaluar përplasjen.

Gjatë ndërhyrjes, Meçanaj tentoi të largohej me vrap. Sipas raportimeve paraprake, efektivët qëlluan edhe në ajër për ta ndaluar, por ai vijoi të largohej derisa u kap disa metra më tutje.

Sipas njoftimit të policisë, 34-vjeçari dyshohet se gjatë konfliktit ka tentuar të përdorë një pistoletë, të cilën më pas e ka hedhur në rërë, në vendin ku u kap nga efektivët.

Lexo gjithashtu

Tragjedia në Durrës, zbulohet identiteti i këmbësorit që u përplas për vdekje! Kush është drejtuesja e mjetit?
“Gjithmonë do të të zgjidhja ty”, Toni Gogu me dedikim romantik për bashkëshorten
Mbrëmje tragjike në Durrës, aksidentohet për vdekje këmbësori
Dy ditë zi kombëtare në Poloni, flamujt ulen në gjysmështizë për viktimat

Arma e zjarrit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjatë kontrollit të automjetit të tij, policia zbuloi dhe sekuestroi gjithashtu një përforcues metalik grushti.

Njoftimi i Policisë

Vlorë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Yacht”, parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale.

Arrestohet 34-vjeçari që tentoi të përdorte armë zjarri gjatë një konflikti.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe një përforcues metalik grushti.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Yacht”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi M. M., 34 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë patrullimit në lagjen “Uji i Ftohtë”, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:50, në vendin e quajtur “Rrapi”, punonjësit e Policisë konstatuan një konflikt për motive të dobëta mes 34-vjeçarit dhe shtetasit E. H., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë ndërhynë menjëherë, duke parandaluar përshkallëzimin e situatës. Gjatë ndërhyrjes, 34-vjeçari tentoi të largohej me vrap, por u kap dhe u neutralizua nga punonjësit e Policisë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se, gjatë konfliktit, 34-vjeçari ka tentuar të përdorë një armë zjarri pistoletë, të cilën më pas e ka hedhur në rërë, në vendin ku u kap nga shërbimet e Policisë. Arma u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të automjetit të tij, u gjet një përforcues metalik grushti, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

TAGGED:Policiauji ftohtevlore
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Avokati kenian padit Izraelin dhe Italinë për kryqëzimin e Jezu Krishtit, kërkon drejtësi pas 2 mijë vitesh

Dy gola në 19 minuta, Interi kalon me sukses pengesën Como

Përballë në shesh, bashkë në tryezë! PD e PS i bashkon Zgjedhorja, pa dakordësi për agjendën

Tronditje në SHBA, gjendet i pajetë avokati që mbrojti të dënuarin për vrasjen e Tupac

Përplasje mes autobotit dhe motomjetit në Fier, një person përfundon i plagosur

Nga e njejta kategori
Politike

Spiropali i kushton lutjen e së dielës të sëmurëve: “Zoti qoftë me ju”

Bota Dosje

Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare në tryezën e mafies, ulen si të barabartë me Ndrangheta-n dhe Cosa Nostra

Bota Kryesore

Rritet bilanci i viktimave në aksidentin hekurudhor në Egjipt. Shkon në 7 numri i të vdekurve, 112 të plagosur

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • Policia
  • studente
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • kryeministria
  • horoskopi
  • ministria e arsimit
  • rusia
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.