Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Përballë në shesh, bashkë në tryezë! PD e PS i bashkon Zgjedhorja, pa dakordësi për agjendën
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AktualitetKryesorePolitike

Përballë në shesh, bashkë në tryezë! PD e PS i bashkon Zgjedhorja, pa dakordësi për agjendën

SHARE

Në një klimë të tensionuar politike, pas protestave të fundjavës në Tiranë, ku pati përplasje dhe përdorim molotovësh, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike pritet të rifillojnë diskutimet për Reformën Zgjedhore. Pas disa muajsh ndërprerje, Komisioni i Posaçëm Parlamentar do të mblidhet të hënën, por palët duket se do ta nisin punën pa një qëndrim të përbashkët për prioritetet e tij.

Mësohet se rendi i ditës është përcaktuar nga mazhoranca socialiste. PS synon të plotësojë kuadrin ligjor për organizimin e zgjedhjeve vendore, pas miratimit të ndarjes së re territoriale, e cila parashikon 46 bashki në të gjithë vendin.

Mbledhja e së hënës do të përqendrohet në dy çështje kryesore. E para lidhet me detyrimet që burojnë nga legjislacioni për vetëqeverisjen vendore në kuadër të reformës zgjedhore, ndërsa e dyta ka të bëjë me vijimin e shqyrtimit të projektligjit për financimin e partive politike dhe çështjeve të tjera të mbetura pezull.

Nga ana e opozitës, bashkëkryetari i Komisionit, Oerd Bylykbashi, ka kërkuar që diskutimet të orientohen drejt zbatimit të rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Sipas tij, një nga objektivat kryesorë të reformës duhet të jetë garantimi i ndarjes së shtetit nga partia në pushtet.

Për sistemin e ardhshëm zgjedhor, PD ka mbrojtur qëndrimin për lista 100% të hapura, përfshirë edhe zgjedhjen e këshillave bashkiakë. Socialistët, nga ana tjetër, janë shprehur të gatshëm të diskutojnë ndryshimin e sistemit, por me kushtin që në paketën e ndryshimeve kushtetuese të përfshihet edhe reduktimi i numrit të deputetëve, nga 140 në 101.

Lexo gjithashtu

Dy gola në 19 minuta, Interi kalon me sukses pengesën Como
Tronditje në SHBA, gjendet i pajetë avokati që mbrojti të dënuarin për vrasjen e Tupac
Përplasje mes autobotit dhe motomjetit në Fier, një person përfundon i plagosur
Spiropali i kushton lutjen e së dielës të sëmurëve: “Zoti qoftë me ju”

Komisioni i Reformës Zgjedhore drejtohet nga bashkëkryetarët Oerd Bylykbashi, në përfaqësim të PD-së, dhe Damian Gjiknuri, nga radhët e PS-së. Mandati i tij përfundon në fund të nëntorit, çka e bën edhe më të rëndësishme rifillimin e punës dhe arritjen e një dakordësie mes palëve.

Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare në tryezën e mafies, ulen si të barabartë me Ndrangheta-n dhe Cosa Nostra

Rritet bilanci i viktimave në aksidentin hekurudhor në Egjipt. Shkon në 7 numri i të vdekurve, 112 të plagosur

Mega-skandali fiskal në Greqi: 206 milionë euro borxhe, 1 283 persona nën hetim dhe 16 të arrestuar

Autori i sulmit në Krakov, bindje të së majtës radikale dhe antifashist? Ja detajet

Kompania e Mira Muratit pranë një financimi prej 5 miliardë dollarësh

Nga e njejta kategori
Sport

Liverpool mposht Crystal Palace 3-1 dhe ngjitet në kuotën e 18 pikëve në Premier League, humb Chelsea

Bota

Përplasen dy trena pasagjerësh në Egjipt, të paktën 4 viktima dhe 88 të plagosur

Bota

Franca kërkon përfshirjen e Europës në bisedimet Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • Policia
  • studente
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • kryeministria
  • horoskopi
  • rusia
  • ministria e arsimit
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.