Një mesazh i mbushur me dashuri dhe emocion ka ardhur nga Toni Gogu, i cili ka zgjedhur rrjetet sociale për t’i kushtuar disa fjalë të veçanta bashkëshortes së tij.
“Vitet kalojnë. Jeta ndryshon. Ne ndryshojmë bashkë me të. Por një gjë nuk ndryshon: sikur ta nisja jetën nga e para, gjithmonë do të të zgjidhja ty”, shkruan Gogu në dedikimin e tij.
Me këto fjalë, ministri i Drejtësisë ka shprehur edhe një herë dashurinë dhe mirënjohjen për partneren e jetës, duke treguar se pavarësisht viteve dhe ndryshimeve që sjell koha, zgjedhja e tij do të mbetej gjithmonë e njëjtë.
Një dedikim i thjeshtë, por plot ndjenjë, që përcjell një mesazh të bukur për dashurinë dhe qëndrueshmërinë në çift.