Janë bërë të ditur identitetet e personave të përfshirë në aksidentin e rëndë rrugor të regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës, ku humbi jetën një 81-vjeçar.
Viktima është identifikuar si Besim Zylfa, 81 vjeç, ndërsa në timonin e automjetit që e përplasi ndodhej 26-vjeçarja Klarisa Gjepali.
Aksidenti ndodhi rreth orës 19:12, në lagjen nr. 14 të qytetit bregdetar. Si pasojë e përplasjes së fortë, i moshuari pësoi dëmtime të rënda, të cilat rezultuan fatale.
Pas ngjarjes, drejtuesja e automjetit, Klarisa Gjepali, u shoqërua në ambientet e Policisë për veprimet e mëtejshme procedurale.
Ndërkohë, grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon punën për të përcaktuar rrethanat e aksidentit dhe për të zbardhur plotësisht mënyrën se si ndodhi përplasja.