Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: “Urrejtja po mësohet në shkolla”, Ben Blushi: Protesta e të rinjve është pasojë e shkatërrimit të arsimit
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AktualitetKryesorePolitike

“Urrejtja po mësohet në shkolla”, Ben Blushi: Protesta e të rinjve është pasojë e shkatërrimit të arsimit

SHARE

Shkrimtari dhe ish-deputeti Ben Blushi ka reaguar për protestën që po zhvillohet prej gjashtë ditësh në Tiranë, duke e lidhur pjesëmarrjen e të rinjve dhe aktet e dhunës me gjendjen e arsimit në Shqipëri.

Në një postim të gjatë në Facebook, të titulluar “Pse po protestojnë fëmijët”, Blushi ngre pikëpyetje mbi identitetin e protestuesve, arsyet që i kanë nxjerrë në rrugë dhe sjelljen e tyre gjatë përplasjeve me policinë. Sipas tij, dobësimi i arsimit gjatë 30 viteve të fundit ka krijuar një brez që e sheh shtetin si kundërshtar dhe nuk bën dallimin mes qeverisë dhe institucioneve publike.

Sipas ish-deputetit, shkatërrimi i semaforëve, kangjellave, koshave, trotuareve dhe dritareve tregon një raport të deformuar të protestuesve me hapësirën publike. Ai argumenton se të rinjtë i shohin këto objekte si simbole të shtetit dhe, gjatë protestës, veprojnë sikur të jenë në luftë me të.

“Dobësimi pa kthim i arsimit për 30 vjet ka krijuar një kategori sociale që nuk ka më frikë nga shteti. Duke mos i mësuar asgjë, shkolla i ka mësuar këtyre fëmijëve vetëm një gjë: të urrejnë shtetin”, shkruan Blushi.

Ai e krahason protestën e sotme me lëvizjen studentore të vitit 1990, kur, sipas tij, studentët kërkonin rrëzimin e qeverisë, por nuk shkatërronin pronën publike. Blushi thotë se studentët e asaj kohe arrinin të ndanin regjimin komunist nga shteti, duke kuptuar se, edhe pas largimit të regjimit, institucionet do të mbeteshin.

Lexo gjithashtu

Kane dhe Bayern zgjasin ‘martesën’, shifra rekord në kontratën e re për fituesin e  Topit të Artë
Bileta fituese në New Jersey, amerikani fiton xhekpotin prej 847 milionë dollarësh
Rama diskuton me socialistët mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme, ja data në shqyrtim
Elektricisti humb jetën gjatë punës në Dibër, dyshohet se e zuri poshtë shtylla elektrike

Në reagimin e tij, Blushi kritikon ndikimin që, sipas tij, kanë pasur politikat arsimore, presioni politik, korrupsioni dhe padrejtësitë në shkolla në formimin e brezave të rinj.

Ai përmend konkurrencën e padrejtë, përzgjedhjen përmes servilizmit politik, presionin për pjesëmarrje në mitingje dhe shitjen e notave, duke argumentuar se këto përvoja ushqejnë pakënaqësinë dhe mosbesimin e të rinjve ndaj institucioneve.

“Urrejtja për gjithçka po mësohet në shkollat tona si lënda e parë dhe e vetme”, shprehet ai, duke e cilësuar këtë gjendje si një nga shkaqet kryesore të protestës.

Blushi ndalet edhe te roli i rrjeteve sociale, veçanërisht TikTok-ut, të cilin e përshkruan si një hapësirë ku, sipas tij, maskat virtuale ndikojnë në mënyrën se si të rinjtë e shohin veten dhe të tjerët.

Sipas tij, një pjesë e të rinjve janë bërë të huaj për shoqërinë, pasi problemet e tyre nuk janë kuptuar dhe trajtuar në kohë. Ai argumenton se aktet e dhunës gjatë protestave janë një formë reagimi ndaj politikave dhe dështimeve që, sipas tij, kanë dëmtuar arsimin.

Në pjesën përmbyllëse të reagimit, Blushi parashikon se protesta mund të vazhdojë edhe në të ardhmen, pavarësisht nëse do të arrijë apo jo objektivat e saj. Ai paralajmëron se, pa ndryshime të thella në arsim, edhe brezat e ardhshëm mund të përsërisin të njëjtin model reagimi.

Postimi i plotë:

PSE PO PROTESTOJNË FËMIJËT
Gjithë këto ditë jam munduar të kuptoj kush janë ata që protestojnë.
Pse kanë dalë në rrugë?
Pse hedhin gurë ?
Pse shkulin trotuare?
Pse djegin dyqane?
Pse nuk kanë frikë nga policia?
Cili është identikiti i protestuesit ?
Nga doli ai kaq befasisht?
Në cilin laborator social u krijua?
Ku ishte deri dje?
Pse nuk ka ekzistuar as në vitin 1990, as në vitin 2000, as në vitin 2010, as në vitin 2020.
Pse këtë protestues nuk e kemi parë më parë ?
Sepse ai ka lindur vitet e fundit.
Ai ka qenë i vogël dhe ka pritur sa të rritet për të gjuajtur me gurë.
Sipas meje këtë lloj protestuesi e ka krijuar i vetmi institucion që nuk duhet ta krijonte : shkolla.
Dobësimi pa kthim i arsimit për 30 vjet ka krijuar një kategori sociale që nuk ka më frikë nga shteti.
Duke mos i mësuar asgjë, shkolla i ka mësuar këtyre fëmijëve vetëm një gjë : të urrejnë shtetin.
Pasioni me të cilin ata shqyejnë semaforët, kangjellat, koshat, trotuaret dhe dritaret është dicka e habitshme.
Të gjitha këto sende që rregullojnë jeën tonë të përditshme atyre ju duken si armët me të cilat i sulmon armiku i tyre kryesor : shteti.
Kur janë në protestë ata mendojnë se janë në luftë.
Semaforët ju ngjanë si sytë e kuq të armikut, kamerat mbi shtylla janë dylbitë me të cilat ai i vëzhgon, shtyllat e rrugëve ju duken si shkopa gome, dritaret janë syzet me të cillat armiku mbrohet nga molotovi i tyre, kurse koshat janë cantat ku armiku fsheh uniformën e luftës.
Megjithëse të gjitha këto objekte i shërbejnë dhe vetë protestuesve ata nuk i duan.
Madje i përbuzin.
Sikur të kishin mundësi do digjnin cdo godinë dhe do prishnin cdo urë sic do bëja dhe unë sikur të isha në një klasë me ta.
Kur i shikoj më kujtohet vetja kur isha student në vitin 1990.
Edhe atëherë studentët dolën për të kërkuar rrëzimin e qeverisë, por ata nuk thyen asnjë xham,nuk dogjën asnjë kosh dhe nuk shqyen asnjë trotuar.
Edhe për këtë shkak komunistët e dorëzuan pushtetin pa rrahur njeri, sepse studentët që ja morën pushtetin nuk e bënë veten për t’u rrahur.
Megjithatë në atë kohë studentët kishin më shumë arsye për të djegur.
Atëherë nuk kishte pronë private dhe cdo gjë ishte e shtetit.
Me kriteret e protestuesit të sotshëm, që mendon se duhet djegur cfarë është e shtetit, do ishte rrafshuar cdo dyqan buke, cdo magazinë, cdo urë, cdo zyrë dhe cdo makinë policije.
Por kjo nuk ndodhi.
Asgjë nuk u prek.
Sipas meje ka vetëm një arsye.
Shkolla ju kishte mësuar studentëve të asaj kohe ta ndanin rregjimin nga shteti.
Ne e dinim se komunizmi ishte kalimtar.
Kur ai të ikte shteti do mbetej.
Megjithëse librat e tmerrshëm që kishim nuk na e jepnin këtë leksion të thjeshtë, vetë shkolla e jepte.
Shkolla nuk janë librat që të bëjnë inxhinjer, ekonomist apo arkitekt.
Shkolla është pasioni i mësuesve për t’i bërë nxënësit e tyre qytetarë të mirë.
Sot mesa duket kjo nuk ndodh më.
Mjerimin e tyre të përditshëm, konkurrencën e padrejtë, përzgjedhjen përmes servilizmit te deputeti i zonës, presionin për të shkuar në miting nga halli, dhunën për të shkëmbyer votën me punën, turpin për ta shitur notën me lekë, mësuesit i derdhin me rradhë në kokën e nxënësit duke krijuar koktejlin social më të rrezikshëm për një vend : urrejtjen.
Urrejtja për gjithshka po mësohet në shkollat tona si lënda e parë dhe e vetme.
Në këtë lëndë të gjithë nxënësit marrin dhjetë pa mësuar.
Ky është shkaku i kësaj proteste.
Kush do të shikojë palestrën ku ushtrohet dhe perfeksionohet urrejtja mjafton të shikojë rrjetet sociale.
Maskat që shohim nëpër rrugë janë qepur në dyqanet falas të tik tokut.
Aty një ëngjëll me maskë bëhet djall dhe një djall pa maskë mund të djegë një shkollë me ëngjëj.
Me maskat e rrjeteve sociale në fytyrë, fëmijët që dolën nga shkollat e viteve të fundit kanë jetuar si të huaj mes nesh.
Ne i kemi parë por ata nuk kanë qenë ata që kemi parë.
Kur i kemi parë nuk i kemi njohur.
Ata kanë qenë disa të huaj të mbuluar me maskë.
Dhe si të huaj po djegin dhe do djegin.
Ata po i kthejnë qeverive mbrapsht cmimin e eksperimenteve të dëmshme që janë bërë me shkollat e tyre.
Meqë shteti shkatërroi shkollat,ata po shkatërrojnë shtetin.
Sipas llogarisë së tyre kanë të drejtë.
Në fushën e futbollit ky rezultat quhet barazim, në rrugën e protestës quhet shpagim.
Prandaj kjo është protesta e parë ku marrin pjesë vetëm njerëz që kanë lindur pas viteve 90.
Kjo është data kur filloi shkatërrimi i shkollës.
Gurët e mbledhur në gërmadhat e shkollave tani po bijen mbi Ministrinë e Arsimit dhe mbi policët që nuk kanë faj.
Prandaj protesta do vazhdojë.
Ka apo nuk ka sukses ajo nuk do ndalet.
Kur një dhjetëvjecar të bëhet pesëmbëdhjetë vjec do bëjë të njëjtën gjë.
Do mbledhi gurët e shkollës dhe do ja hedhi shtetit.
Përballë kemi një brez që nuk do atë që nuk ka, por nuk do atë që ka.
As kjo qeveri dhe as tjetra që do vijë pas saj,nuk do ta shtrojnë dot për një kohë të gjatë protestuesin e rrugës.
Mbi barrikadat e Rrugës së Durrësit ai ka marrë leksionin e parë të jetës.
Sa herë të kesh një problem digj një derë, sa herë nuk të pëlqen një qeveri thyeji dritaren dhe sa herë nuk të pëlqen asgjë quaje revolucion.
Pa mbaruar revolucioni i gurëve nuk fillon dot revolucioni i shkollave që do ishte zgjidhja jonë e vetme.
Por deri atë ditë protestuesit nuk duan të presin.
Dhe nuk kanë faj.
Kjo është edukata që ju kemi dhënë me politikat tona që sot u kuptua se janë për t’u hedhur në kosh.
Cdo brez duhet të mbajë përgjegjësi për gjërat që bën.
Dhe ne duhet të mbajmë përgjegjësi që shkatërruam shkollat e fëmijëve tanë.
Prandaj ata kanë marrë gurët dhe po na gjuajnë.
Dhe po bëjnë mirë.
E meritojmë.

TAGGED:ben blushiPoliciaprotestastudentetirane
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Greqi/ Dy avionë të Aegean Airlines alarmohen për bomba, pasagjerët evakuohen pas uljes

Ish-agjentja e FBI-së paralajmëron për sulme kibernetike ndaj supermarketeve: Ushqimi mund të kthehet në armë psikologjike

Macron uron presidenten e re të Kosovës: Shpresoj që zgjedhja e saj të nxisë integrimin europian

Rama komenton për herë të parë akuzat e Veliajt: Po aq të rëndësishme sa zhurmat e makinave në bulevard

Ambasadorja e BE-së: Protestat paqësore janë pjesë e demokracisë, dhuna nuk ka vend

Nga e njejta kategori
Aktualitet Politike

Rama: Integrimi në BE duhet të garantojë për shqiptarët një jetë më të mirë, me standarde europiane

Sport

Bjellorusi-Shqipëri në Budapest pa tifozë, UEFA nuk lejon praninë e publikut

Aktualitet Kryesore

Rama: Shqipëria në kilometrin e fundit të negociatave me BE-në, progresraporti më i mirë deri më tani

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • moti
  • erion veliaj
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.