Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Rama: Integrimi në BE duhet të garantojë për shqiptarët një jetë më të mirë, me standarde europiane
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AktualitetPolitike

Rama: Integrimi në BE duhet të garantojë për shqiptarët një jetë më të mirë, me standarde europiane

SHARE

Kryeministri Edi Rama deklaroi se për shumë vite shqiptarët kanë jetuar mes një kontrasti të madh mes mundësive që ofronin vendet e Bashkimit Europian dhe kushteve të jetesës në Shqipëri.

Gjatë konferencës së përbashkët me ambasadoren e BE-së, Sofia Moreira de Sousa, Rama tha se emigracioni ka qenë për shumë familje një rrugë drejt shërbimeve më të mira, mundësive ekonomike dhe një marrëdhënieje më të sigurt me shtetin.

Sipas kryeministrit, integrimi europian nuk duhet parë si një proces që synon të kënaqë Brukselin, Parisin apo Berlinin, por si një mundësi për të ndërtuar një shtet me standarde europiane, ku qytetarët të kenë siguri juridike, institucione funksionale dhe kushte më të mira jetese.

“Shqiptarët kanë jetuar për shumë vite në një kontrast të madh, mes mundësive jashtë vendit dhe atyre brenda vendit. Për shumë familje, emigracioni ka qenë rruga drejt një jete më të mirë, një shërbimi më të mirë apo një marrëdhënieje më të sigurt me shtetin”, u shpreh Rama.

Ai theksoi se diskutimi për integrimin nuk mund të shkëputet nga realiteti me të cilin janë përballur qytetarët ndër vite.

Lexo gjithashtu

Kane dhe Bayern zgjasin ‘martesën’, shifra rekord në kontratën e re për fituesin e  Topit të Artë
Bileta fituese në New Jersey, amerikani fiton xhekpotin prej 847 milionë dollarësh
Rama diskuton me socialistët mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme, ja data në shqyrtim
Elektricisti humb jetën gjatë punës në Dibër, dyshohet se e zuri poshtë shtylla elektrike

“I gjithë ky proces nuk është për Brukselin, Parisin, Berlinin, por për shtetbërjen europiane të Shqipërisë, ku shqiptarët të kenë institucionet, mundësitë ekonomike, sigurinë juridike dhe vendrritjen e fëmijëve si në Europë”, deklaroi kryeministri.

Kreu i qeverisë nënvizoi se përparimi në procesin e integrimit duhet të përkthehet në përmirësim konkret të standardeve të jetesës për qytetarët, pavarësisht vendit ku jetojnë.

Ai tha se ky ishte një nga motivet kryesore të përkushtimit të tij ndaj procesit të integrimit dhe shprehu kënaqësinë për vlerësimin e paraqitur në progresraportin e fundit të Komisionit Europian.

“Kjo është arsyeja që unë jam kaq i përkushtuar ndaj këtij procesi, por edhe arsyeja pse mua më gëzon shumë ky raport i progresit, si një dëftesë shumë objektive e përparimit të madh të Shqipërisë”, përfundoi Rama.

TAGGED:beedi ramaintegrimi
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Ish-agjentja e FBI-së paralajmëron për sulme kibernetike ndaj supermarketeve: Ushqimi mund të kthehet në armë psikologjike

Macron uron presidenten e re të Kosovës: Shpresoj që zgjedhja e saj të nxisë integrimin europian

Rama komenton për herë të parë akuzat e Veliajt: Po aq të rëndësishme sa zhurmat e makinave në bulevard

Ambasadorja e BE-së: Protestat paqësore janë pjesë e demokracisë, dhuna nuk ka vend

Bjellorusi-Shqipëri në Budapest pa tifozë, UEFA nuk lejon praninë e publikut

Nga e njejta kategori
Aktualitet Kryesore

Rama: Shqipëria në kilometrin e fundit të negociatave me BE-në, progresraporti më i mirë deri më tani

Bota Dosje

Alarm me kërcënime për disa fluturime në Europë, avionët ushtarakë shoqërojnë pasagjerët

Aktualitet Ekonomi

Blegtoria në krizë, Shoqata e Blegtorëve kërkon rritje subvencionesh dhe pagesa në kohë

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • moti
  • erion veliaj
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.