Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të enjteje në fshatin Vasije, në zonën e Kalasë së Dodës, Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës.
Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, dyshohet se shtylla elektrike është shembur dhe ka zënë poshtë punonjësin.
Viktima, i identifikuar me inicialet L. Sh., ka humbur jetën në vendngjarje.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.