Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Skena kaosi në Kiev/ Turma përplaset me Gardën Kombëtare, dyshime për persona të izoluar në një godinë
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
BotaVideo

Skena kaosi në Kiev/ Turma përplaset me Gardën Kombëtare, dyshime për persona të izoluar në një godinë

SHARE

Një incident i tensionuar është regjistruar ditën e sotm në Petropavlivska Borshchahivka, në periferi të Kievit, ku banorë lokalë janë përplasur me persona të lidhur me një njësi të Gardës Kombëtare të Ukrainës.

Ngjarja nisi pas raportimeve se në një godinë private mbaheshin persona në mënyrë të paligjshme dhe se një grup prej rreth 40 njerëzish ndodhej i izoluar në bodrumin e objektit.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë një turmë qytetarësh që kërkojnë të hyjnë në godinë, ndërsa disa prej tyre tentojnë të hapin me forcë portën.

Nga ana tjetër, nga brenda pronës raportohet se është hedhur shkumë në drejtim të turmës.

View this post on Instagram

Policia e rajonit të Kievit konfirmoi se kishte marrë një telefonatë nga punonjësit e një shërbimi privat të ambulancës, të cilët pretendonin se po pengoheshin të hynin për t’i dhënë ndihmë mjekësore një personi.

Lexo gjithashtu

Holanda ofron 2 milionë euro për kapjen e trafikantit më të kërkuar të drogës në Europë
Zgjedhjet amerikane arrijnë deri në hapësirë, tre astronautë amerikanë hedhin votën nga hapësira
Zgjedhjet në SHBA/ Një kongresmene demokrate mbështet kandidatin republikan për Senatin në Miçigan, Trump e përshëndet
Ministri i Transportit i Spanjës jep dorëheqjen gjashtë ditë pas aksidentit tragjik hekurudhor me 69 viktima

Pas mbërritjes në vendngjarje, autoritetet konstatuan se incidenti po zhvillohej pranë një banese private ku ndodheshin ushtarakë të një njësie të Gardës Kombëtare ukrainase.

Policia hodhi poshtë pretendimet për mbajtjen e paligjshme të personave dhe vdekjen e një qytetari.

Edhe Garda Kombëtare deklaroi se nuk kishte informacion për viktima apo të plagosur.

Ndërkohë, në rrjetet sociale janë publikuar edhe dëshmi të një gruaje të paraqitur si mjeke, e cila pretendon se brenda objektit kishte persona me dëmtime të rënda fizike.

Këto pretendime nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Në vendngjarje kanë mbërritur drejtues të policisë rajonale dhe përfaqësues të komandës së Gardës Kombëtare, të cilët po sqarojnë rrethanat e incidentit.

Deri tani nuk ka prova që e lidhin ngjarjen me presidentin Volodymyr Zelensky apo që konfirmojnë ekzistencën e dhomave sekrete të torturës.

Hetimet dhe verifikimet për atë që ka ndodhur brenda objektit mbeten thelbësore

TAGGED:kievperplasje
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Pas 27 vitesh/ Zbardhet fati i tre prej intelektualëve të zhdukur gjatë luftës, Kurti: Identifikohen me ADN mbetjet mortore në Kalludër dhe Jabukë

Champions League pa frena/ Përmbysje, goleada dhe fitore të mëdha në një natë spektakolare

Takimi i Ramës me Mark Rutte, rikonfirmohet mbajtja e Samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë

Elsa Lila në zi për humbjen e dajës, Saimir Vishaj: Nuk e mendoja kurrë se do të ndaja këtë lajm

Jasir Asani protagonist absolut në Champions-in aziatik, gol dhe vlerësimi si më i miri i ndeshjes

Nga e njejta kategori
Bota

Trump bën deklaratën e pazakontë: Nëse amerikanët lodhen nga unë, do shkoj të bëhem kryeministër i Izraelit

Bota

Defektet teknike ‘paralizojnë’ votimin në SHBA, probleme në Florida dhe Nju Jork

Bota

“Një ministër më propozoi marrëdhënie tr*she në hotel”/ Gazetarja e njohur trondit me rrëfimin e saj

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • sali berisha
  • donald trump
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.