Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Zgjedhjet amerikane arrijnë deri në hapësirë, tre astronautë amerikanë hedhin votën nga hapësira
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Bota

Zgjedhjet amerikane arrijnë deri në hapësirë, tre astronautë amerikanë hedhin votën nga hapësira

SHARE

Edhe nga 400 kilometra mbi Tokë, e drejta e votës nuk mbetet pas! Tre astronautë amerikanë të NASA-s kanë marrë pjesë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, duke hedhur votat e tyre nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS).

Anil Menon, Jessica Watkins dhe Luke Delaney kanë plotësuar fletët e votimit në mënyrë elektronike dhe më pas i kanë dërguar ato përmes një sistemi të sigurt komunikimi drejt autoriteteve zgjedhore në Tokë.

Ishte vetë astronauti Anil Menon ai që bëri të ditur lajmin përmes një postimi në platformën X, ku ndau edhe mënyrën se si ekuipazhi amerikan arriti të ushtronte të drejtën e votës, pavarësisht se ndodhet në orbitë.

“Po, mund të votoni edhe nga hapësira! Të tre anëtarët amerikanë të ekuipazhit patën privilegjin të votonin nga Stacioni Hapësinor. Ne plotësuam një fletëvotim elektronik dhe e dërguam në mënyrë të sigurt te zyrtarët përkatës të zgjedhjeve”, shkroi Menon.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ai tregoi se kishte shndërruar përkohësisht hapësirën e tij personale në stacion në një qendër votimi. Pasi plotësoi fletën elektronike, Menon e dërgoi atë në Qarkun Harris, në Teksas, ku është i regjistruar si votues.

Lexo gjithashtu

Holanda ofron 2 milionë euro për kapjen e trafikantit më të kërkuar të drogës në Europë
Zgjedhjet në SHBA/ Një kongresmene demokrate mbështet kandidatin republikan për Senatin në Miçigan, Trump e përshëndet
Ministri i Transportit i Spanjës jep dorëheqjen gjashtë ditë pas aksidentit tragjik hekurudhor me 69 viktima
Trump bën deklaratën e pazakontë: Nëse amerikanët lodhen nga unë, do shkoj të bëhem kryeministër i Izraelit

Yes, you can even vote from space! All three US crew members had the privilege of voting from space station. We filled out an electronic ballot and sent it securely to the election officials. pic.twitter.com/hJCExQ2nKr

— Anil Menon (@astro_anil) November 3, 2026

Kjo mundësi ofrohet falë një procedure të posaçme të NASA-s, e cila u garanton astronautëve pjesëmarrjen në zgjedhjet amerikane edhe gjatë misioneve afatgjata në hapësirë.

Procesi realizohet nëpërmjet Rrjetit Hapësinor të Afërt, pjesë e programit të Komunikimit dhe Navigimit Hapësinor (SCaN). Ky sistem mundëson shkëmbimin e të dhënave mes Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor dhe qendrave përkatëse në Tokë.

Fletët elektronike të votimit plotësohen nga astronautët dhe më pas transmetohen përmes një lidhjeje të koduar. Fillimisht, të dhënat mbërrijnë në Qendrën e Kontrollit të Misionit të NASA-s në Hjuston, për t’u përcjellë më pas te autoritetet zgjedhore. Procedura është ndërtuar në mënyrë të tillë që të ruhet konfidencialiteti i votës, duke kufizuar aksesin te astronauti dhe zyrtari i autorizuar zgjedhor.

Anil Menon ndodhet në ISS që prej 14 korrikut 2026, kur mbërriti me anijen kozmike ruse Soyuz MS-29, së bashku me kozmonautët Pyotr Dubrov dhe Anna Kikina. Ai është mjek urgjence dhe ka shërbyer më parë si mjek i parë i fluturimit në SpaceX, duke kontribuar edhe në mbështetjen e misionit historik Demo-2.

Menon u përzgjodh nga NASA në vitin 2021 dhe është pjesë e një misioni rreth tetëmujor, gjatë të cilit po zhvillohen eksperimente shkencore dhe testime teknologjike për misionet e ardhshme hapësinore.

Ndërkohë, Jessica Watkins dhe Luke Delaney iu bashkuan Stacionit Hapësinor më 1 tetor, në kuadër të një misioni të SpaceX. Pjesëmarrja e tyre në zgjedhje u realizua pa ndërhyrë në programin e zakonshëm të punës dhe kërkimeve shkencore në bord.

Votimi nga hapësira nuk është një risi për Shtetet e Bashkuara. Kjo mundësi u krijua në vitin 1997, kur Teksasi miratoi një ligj të posaçëm që u lejonte astronautëve të votonin gjatë qëndrimit në orbitë. Po atë vit, David Wolf u bë amerikani i parë që hodhi votën nga hapësira, ndërsa ndodhej në stacionin rus Mir.

Tradita është vijuar edhe në misionet e mëvonshme. Mes astronautëve që kanë votuar nga ISS është edhe Kate Rubins, e cila mori pjesë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Edhe në zgjedhjet e vitit 2024, katër astronautë amerikanë ushtruan të drejtën e tyre të votës nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor.

Pjesëmarrja e tre astronautëve në zgjedhjet e këtij viti u komentua edhe nga drejtuesi i NASA-s, Jared Isaacman, i cili e përmblodhi këtë moment me fjalët: “Jashtë planetit, por ende të pranishëm për të votuar”.

Kështu, ndërsa miliona amerikanë iu drejtuan qendrave të votimit më 3 nëntor për të përcaktuar përbërjen e re të Kongresit, tre qytetarë amerikanë e ushtruan këtë të drejtë nga një prej vendeve më të pazakonta të mundshme: hapësira, në një distancë prej rreth 400 kilometrash mbi Tokë.

Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Pas 27 vitesh/ Zbardhet fati i tre prej intelektualëve të zhdukur gjatë luftës, Kurti: Identifikohen me ADN mbetjet mortore në Kalludër dhe Jabukë

Champions League pa frena/ Përmbysje, goleada dhe fitore të mëdha në një natë spektakolare

Takimi i Ramës me Mark Rutte, rikonfirmohet mbajtja e Samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë

Elsa Lila në zi për humbjen e dajës, Saimir Vishaj: Nuk e mendoja kurrë se do të ndaja këtë lajm

Jasir Asani protagonist absolut në Champions-in aziatik, gol dhe vlerësimi si më i miri i ndeshjes

Nga e njejta kategori
Bota

Defektet teknike ‘paralizojnë’ votimin në SHBA, probleme në Florida dhe Nju Jork

Bota

“Një ministër më propozoi marrëdhënie tr*she në hotel”/ Gazetarja e njohur trondit me rrëfimin e saj

Analizë Bota

Polonia në pikën e vlimit, policia zbarkon në Varshavë. Shanse për shpallje të gjendjes të jashtëzakonshme ose të ligjit ushtarak

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • sali berisha
  • donald trump
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.