Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Rrëzohet avioni në Greqi, humbin jetën personat në bord (VIDEO)
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Bota

Rrëzohet avioni në Greqi, humbin jetën personat në bord (VIDEO)

SHARE

Një avion luftarak F-4 Phantom është rrëzuar të shtunën pasdite gjatë aktivitetit ajror Athens Flying Week, në Tanagra të Greqisë. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy pilotët që ndodheshin në bord.

Momenti i rrëzimit është regjistruar në video nga spektatorët dhe pamjet janë publikuar në rrjetet sociale. Në video, avioni shihet duke fluturuar në lartësi të ulët, më pas humb gradualisht humbur lartësi përpara se të përplaset me tokën.

Sipas raportimeve fillestare, avioni u rrëzua pak pasi kishte nisur demonstrimin e tij, ndërsa qindra persona po ndiqnin shfaqjen nga afër.

Dy pilotët e avionit, nuk arritën të aktivizonin sistemet e katapultimit.

Lexo gjithashtu

Holanda ofron 2 milionë euro për kapjen e trafikantit më të kërkuar të drogës në Europë
Zgjedhjet amerikane arrijnë deri në hapësirë, tre astronautë amerikanë hedhin votën nga hapësira
Zgjedhjet në SHBA/ Një kongresmene demokrate mbështet kandidatin republikan për Senatin në Miçigan, Trump e përshëndet
Ministri i Transportit i Spanjës jep dorëheqjen gjashtë ditë pas aksidentit tragjik hekurudhor me 69 viktima

Në operacion u angazhuan 85 zjarrfikës, 23 automjete, dy grupe këmbësorësh të njësive speciale të zjarrfikësve dhe një ekip i EKAM. Për shuarjen e zjarrit nga ajri u mobilizuan gjithashtu 7 avionë dhe 4 helikopterë.

Sipas informacioneve paraprake, avioni është ndarë në dy pjesë dhe zjarri ka shpërthyer në dy pika të ndryshme. Raportohet gjithashtu se avioni ka rënë në një zonë pranë një biznesi.

Menjëherë pas marrjes së lajmit për aksidentin, ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, ndërpreu programin e tij në Panairin Ndërkombëtar të Selanikut dhe u nis urgjentisht drejt Athinës. Edhe Presidenti i Republikës, Konstantinos Tasoulas, anuloi një aktivitet të planifikuar në Methoni dhe u kthye në Athinë.

Historia e Phantom-it në Forcat Ajrore Greke

F-4 Phantom II është një nga avionët luftarakë më ikonë në historinë e aviacionit. Është një avion amerikan me dy vende dhe dy motorë, i projektuar për misione të ndryshme.

Greqia mori Phantom-ët e parë në vitin 1974, në kuadër të programit amerikan Peace Icarus. Më vonë, një pjesë e avionëve u modernizuan me sisteme të reja elektronike dhe pajisje moderne, duke i lejuar ata të qëndronin në shërbim për dekada.

F-4E Phantom grek ka një ekuipazh prej dy personash, pilotin dhe oficerin përgjegjës për sistemet e armëve. Avioni mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej rreth 2,370 km/orë dhe një lartësi operative mbi 15,000 metra.

Shkaqet e rrëzimit të avionit nuk janë bërë ende të ditura. Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të përcaktuar se çfarë shkaktoi aksidentin.

Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Pas 27 vitesh/ Zbardhet fati i tre prej intelektualëve të zhdukur gjatë luftës, Kurti: Identifikohen me ADN mbetjet mortore në Kalludër dhe Jabukë

Champions League pa frena/ Përmbysje, goleada dhe fitore të mëdha në një natë spektakolare

Takimi i Ramës me Mark Rutte, rikonfirmohet mbajtja e Samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë

Elsa Lila në zi për humbjen e dajës, Saimir Vishaj: Nuk e mendoja kurrë se do të ndaja këtë lajm

Jasir Asani protagonist absolut në Champions-in aziatik, gol dhe vlerësimi si më i miri i ndeshjes

Nga e njejta kategori
Bota

Trump bën deklaratën e pazakontë: Nëse amerikanët lodhen nga unë, do shkoj të bëhem kryeministër i Izraelit

Bota

Defektet teknike ‘paralizojnë’ votimin në SHBA, probleme në Florida dhe Nju Jork

Bota

“Një ministër më propozoi marrëdhënie tr*she në hotel”/ Gazetarja e njohur trondit me rrëfimin e saj

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • sali berisha
  • donald trump
  • horoskopi
  • zgjedhje
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.