Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Protesta, Grupi i PD: Po dhunohen protestuesit, dorëheqje e Ramës dhe qeveri teknike
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AktualitetPolitike

Protesta, Grupi i PD: Po dhunohen protestuesit, dorëheqje e Ramës dhe qeveri teknike

SHARE

Protesta e fortë me përplasje e akte dhune si edhe bojkoti i mësimit në disa qytete të vendit kanë sjellë reagimin edhe të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, i cili ka deklaruar mbështetjen për studentët dhe të rinjtë që janë ngritur në protestë.

Në një deklaratë zyrtare, deputetët e opozitës dënojnë atë që e cilësojnë si dhunë ndaj protestuesve dhe kërkojnë dorëheqjen e qeverisë së Edi Ramës, krijimin e një qeverie kujdestare dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

DEKLARATA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE

Prej 48 orësh, Shqipëria po përjeton lëvizjen më të fuqishme studentore të 35 viteve të fundit. Kjo është përgjigjja e një brezi që refuzon të pranojë më tej keqqeverisjen, arrogancën, korrupsionin dhe kapjen e shtetit nga pushteti i Edi Ramës.

Kjo lëvizje nuk është thjesht një protestë kundër një qeverie. Është një revoltë kundër një modeli të krijuar nga Edi Rama që u ka vjedhur të rinjve shpresën, u ka cenuar qytetarëve besimin dhe po e largon Shqipërinë gjithnjë e më shumë nga e ardhmja europiane.

Lexo gjithashtu

Kane dhe Bayern zgjasin ‘martesën’, shifra rekord në kontratën e re për fituesin e  Topit të Artë
Bileta fituese në New Jersey, amerikani fiton xhekpotin prej 847 milionë dollarësh
Rama diskuton me socialistët mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme, ja data në shqyrtim
Elektricisti humb jetën gjatë punës në Dibër, dyshohet se e zuri poshtë shtylla elektrike

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është dhe do të mbetet pa asnjë ekuivok në krah të studentëve, nxënësve, të rinjve dhe të rejave, si dhe të çdo qytetari që ngrihet për dinjitet, drejtësi dhe një Shqipëri më të mirë.

Ne dënojmë fuqimisht dhunën shtazarake të Edi Ramës ndaj studentëve, që kanë kulmuar me thyrje të këmbëve, koçkave, fraktura të rënda në kokë, dhe dëmtime të tjera shumë të rënda.

Në këto momente, detyra jonë politike dhe qytetare është e qartë: të jemi pranë protestuesve, të mbështesim kërkesat e tyre dhe të dëgjojmë zërin e një brezi që nuk pranon më të trajtohet me përbuzje nga pushteti.

Kur studentët janë në rrugë, kur universitetet përballen me bojkotin dhe kur kërkesat e tyre kërkojnë përgjigje politike, institucionet nuk mund të sillen sikur asgjë nuk po ndodh. Nuk mund të ketë normalitet parlamentar përballë një krize të thellë politike dhe shoqërore, ndërsa zëri i qytetarëve shpërfillet dhe kërkesat e tyre mbeten pa përgjigje.

Për ne, mesazhi është i qartë: studentët në rrugë, deputetët e opozitës në krah të tyre. Nuk mund të ketë fasadë normaliteti institucional kur qytetarët kërkojnë ndryshim dhe pushteti zgjedh të mos i dëgjojë.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike mbështet kërkesat politike për ndryshim dhe, në këtë moment vendimtar, qëndron përkrah kërkesave për:

1. Dorëheqje e menjëhershme e qeverisë së Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie kujdestare, me mision të vetëm përgatitjen dhe garantimin e zgjedhjeve të parakohshme, të lira dhe të ndershme.

2. Menjëherë më pas, vetshpërndarjen e Parlamentit aktual, i cili nuk mund të pretendojë se përfaqëson normalisht vullnetin e qytetarëve përballë krizës së besimit dhe kërkesës për ndryshim.

Shqipëria nuk mund të mbahet peng nga një pushtet që e sheh çdo protestë si kërcënim dhe çdo kërkesë për llogaridhënie si sulm ndaj vetes.

Studentët nuk kanë nevojë për leksione arrogance, as për premtime të radhës. Ata meritojnë përgjigje, përgjegjësi dhe ndryshim real.

Sot, përgjegjësia është e qartë: të dëgjohet zëri i qytetarëve dhe t’i hapet rrugë një zgjidhjeje politike që i kthen vendit legjitimitetin demokratik.

Grupi Parlamentar i Partise Demokratike do të jetë në krah të qytetarëve që kërkojnë ndryshim. Sepse Shqipëria nuk mund të jetë pronë e një njeriu, e një qeverie apo e një pushteti. Shqipëria u përket qytetarëve të saj.

TAGGED:edi ramagrupi i PDprotestaqeveri teknike
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Ish-agjentja e FBI-së paralajmëron për sulme kibernetike ndaj supermarketeve: Ushqimi mund të kthehet në armë psikologjike

Macron uron presidenten e re të Kosovës: Shpresoj që zgjedhja e saj të nxisë integrimin europian

Rama komenton për herë të parë akuzat e Veliajt: Po aq të rëndësishme sa zhurmat e makinave në bulevard

Ambasadorja e BE-së: Protestat paqësore janë pjesë e demokracisë, dhuna nuk ka vend

Rama: Integrimi në BE duhet të garantojë për shqiptarët një jetë më të mirë, me standarde europiane

Nga e njejta kategori
Sport

Bjellorusi-Shqipëri në Budapest pa tifozë, UEFA nuk lejon praninë e publikut

Aktualitet Kryesore

Rama: Shqipëria në kilometrin e fundit të negociatave me BE-në, progresraporti më i mirë deri më tani

Bota Dosje

Alarm me kërcënime për disa fluturime në Europë, avionët ushtarakë shoqërojnë pasagjerët

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.