Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Pesë shqiptarë dënohen për grabitje banesash, vidhnin bizhuteri dhe sende luksoze me vlerë miliona paund në Britaninë e Madhe
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Aktualitet

Pesë shqiptarë dënohen për grabitje banesash, vidhnin bizhuteri dhe sende luksoze me vlerë miliona paund në Britaninë e Madhe

SHARE

Një rrjet i dyshuar kriminal, i përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë dhe i përfshirë në grabitje banesash në disa vende europiane, është goditur nga autoritetet britanike. Brenda një jave, pesë shqiptarë janë dënuar në Britaninë e Madhe për përfshirje në vjedhje të organizuara në disa zona të vendit.

Dionis Doku dënohet me 3 vite e 10 muaj burg

Sipas njoftimit të Policisë së Kentit, Dionis Doku është dënuar me 3 vite e 10 muaj burg për një seri grabitjesh banesash.

Hetuesit dokumentuan nëntë vjedhje të kryera në Kent, Londër, Buckinghamshire dhe Surrey. Gjatë tyre, Doku dyshohet se kishte vjedhur çanta të markave luksoze dhe bizhuteri me vlerë mbi gjysmë milioni paund.

Identifikimi i tij u bë i mundur edhe përmes gjurmëve të ADN-së, të gjetura në një shishe me spraj antibakterial, të cilën dyshohet se e kishte përdorur për të pastruar vendin e ngjarjes.

Lexo gjithashtu

Tragjedia në Durrës, zbulohet identiteti i këmbësorit që u përplas për vdekje! Kush është drejtuesja e mjetit?
“Gjithmonë do të të zgjidhja ty”, Toni Gogu me dedikim romantik për bashkëshorten
Mbrëmje tragjike në Durrës, aksidentohet për vdekje këmbësori
Dy ditë zi kombëtare në Poloni, flamujt ulen në gjysmështizë për viktimat

Policia e pikasi Dokun në një stacion autobusi në Uxbridge Road, ndërsa patrullat po mblidhnin pamjet e kamerave të sigurisë. Ai u arrestua në vendngjarje.

Katër shqiptarë të tjerë të dënuar në Londër

Ndërkohë, Policia Metropolitane e Londrës ka njoftuar dënimin e katër shtetasve shqiptarë, të dyshuar për grabitje banesash, kryesisht në pronësi të personave me origjinë aziatike.

Çlirim Ferizi dhe Oresti Saliaj janë dënuar me një total prej pesë vitesh e gjashtë muajsh burgim. Hetuesit arritën t’i identifikonin përmes pamjeve të kamerave të sigurisë, gjurmëve të ADN-së të gjetura në banesat e grabitura dhe të dhënave të qelizave telefonike.

Edhe kartat e transportit publik Oyster, të përdorura në metro, ndihmuan hetuesit të rindërtonin lëvizjet e tyre në zonat ku ishin kryer vjedhjet.

Arrestimi i dy bashkëpunëtorëve pas një grabitjeje në Ealing

Në kuadër të së njëjtës çështje janë dënuar edhe Dionis Hetaj, 35 vjeç, dhe Arben Cuka, 31 vjeç.

Sipas Policisë Metropolitane, të hënën, më 19 janar 2026, autoritetet morën njoftim për një vjedhje në një banesë në Ealing. Efektivët mbërritën brenda pak minutash dhe gjetën Dionis Hetajn në çatinë e banesës, ku dyshohet se ishte ngjitur në përpjekje për t’iu shmangur arrestimit.

Me ndihmën e Njësisë së Qenve të Policisë Metropolitane, ai u kap dhe iu gjetën një levë hekuri dhe sende që dyshohet se ishin vjedhur nga banesa.

Arben Cuka u lokalizua dhe u arrestua më vonë, të mërkurën, më 4 mars. Të dy u dënuan me një total prej pesë vitesh burgim nga Gjykata e Kurorës në Isleworth.

Autoritetet britanike vijojnë të përdorin provat e ADN-së, pamjet filmike dhe të dhënat e komunikimeve për dokumentimin e grabitjeve dhe identifikimin e personave të përfshirë.

TAGGED:britaniDenimDionis Doku
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Avokati kenian padit Izraelin dhe Italinë për kryqëzimin e Jezu Krishtit, kërkon drejtësi pas 2 mijë vitesh

Dy gola në 19 minuta, Interi kalon me sukses pengesën Como

Përballë në shesh, bashkë në tryezë! PD e PS i bashkon Zgjedhorja, pa dakordësi për agjendën

Tronditje në SHBA, gjendet i pajetë avokati që mbrojti të dënuarin për vrasjen e Tupac

Përplasje mes autobotit dhe motomjetit në Fier, një person përfundon i plagosur

Nga e njejta kategori
Politike

Spiropali i kushton lutjen e së dielës të sëmurëve: “Zoti qoftë me ju”

Bota Dosje

Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare në tryezën e mafies, ulen si të barabartë me Ndrangheta-n dhe Cosa Nostra

Bota Kryesore

Rritet bilanci i viktimave në aksidentin hekurudhor në Egjipt. Shkon në 7 numri i të vdekurve, 112 të plagosur

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • kryeministria
  • horoskopi
  • rusia
  • ministria e arsimit
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.