Vedat Muriqi ka përjetuar një mbrëmje të veçantë në Champions League, duke u kthyer në protagonistin kryesor të fitores së madhe të Fenerbahçes me rezultatin 3-2 ndaj Liverpoolit.
Sulmuesi i Kosovës realizoi golin vendimtar në minutën e 79-të, duke i dhuruar skuadrës turke një triumf të rëndësishëm në përballjen e vlefshme për xhiron e katërt të fazës së ligës. Muriqi u aktivizua në minutën e 63-të dhe iu deshën vetëm pak minuta për të lënë gjurmën e tij në këtë sfidë prestigjioze.
Pas ndeshjes, sulmuesi nga Kosova nuk e fshehu krenarinë për suksesin e arritur, duke vlerësuar karakterin e skuadrës dhe mbështetjen e tifozëve. Ai shpreson që kjo fitore të shërbejë si një pikë kthese për Fenerbahçen në vazhdim të sezonit.
“Kemi kaluar në kohë të vështira. Kemi treguar se sa e madhe është Fenerbahçe. Të gjithë e kanë ndierë këtë. E kemi nisur ndeshjen jashtëzakonisht mirë. Kemi pasur një gjuajtje që e qëlloi shtyllën, kemi pësuar një gol pa fat, por ia arritëm, ia dolëm. Kjo është madhështia e Fenerbahçes.
E falënderoj secilin nga zemra. Uroj që kjo fitore të jetë pikë kthese këtë sezon”, deklaroi Muriqi.
Një gol me peshë të madhe për sulmuesin shqiptar, i cili konfirmon edhe një herë se mund të jetë vendimtar në skenën më të madhe të futbollit europian.