Ekspertët e xhenios i bashkohen operacionit të kërkimit në pallatin e dëmtuar nga shpërthimi në Elbasan. Ata kanë mbërritur në vendngjarje për të mbështetur ekipet e emergjencës në përpjekjet për gjetjen e 69-vjeçarit Hamit Ibro, i cili rezulton i zhdukur pas shpërthimit.
I moshuari është pronari i banesës ku ndodhi shpërthimi, ndërsa ende nuk ka informacion për fatin e tij.
Përveç ndihmës në operacionin e kërkim-shpëtimit, ekspertët e xhenios po kryejnë edhe vlerësimin e qëndrueshmërisë dhe nivelit të rrezikut të ndërtesës, për të garantuar sigurinë e efektivëve dhe ekipeve që po punojnë në terren.
Operacioni vijon mes vështirësive, ndërsa shpresat janë për gjetjen e 69-vjeçarit.