Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, përtej fjalimeve të mbajtura në media, duket se është shoqëruar me debate të forta në pjesën me dyer të mbyllura të saj.
Kryeministri Edi Rama raportohet se ka mbajtur një fjalim me tone tejet të ashpra, duke kritikuar deputetët dhe drejtuesit socialistë për qëndrimin e tyre gjatë periudhës së protestave dhe presionit politik ndaj qeverisë.
Gjatë diskutimeve, Rama ka shprehur hapur pakënaqësinë për atë që e konsideron si tërheqje të deputetëve në një moment kur Partia Socialiste dhe qeveria po përballeshin me një situatë të vështirë politike.
“Ku ishit ju kur Tirana u dogj? Më latë vetëm, menduat se mbarova! U zhdukët sepse menduat: iku ky…”, mësohet të jetë shprehur Rama.
Më pas, kryeministri ka nfgritur edhe më shumë tonet ku në mbledhje ka deklauar se: “Ju keni vetëm logon, votat i kam unë. Jam më i madh se partia, pa mua jeni një m*t!”
Në diskutimet e zhvilluara me dyer të mbyllura është trajtuar edhe pozicioni i Elisa Spiropalit brenda strukturave të Partisë Socialiste.
Sipas informacioneve nga mbledhja, Rama ka kërkuar që ajo të mos jetë më pjesë e takimeve të Asamblesë Kombëtare, duke bërë dallimin mes anëtarësisë në parti dhe pjesëmarrjes në këtë forum drejtues.
“Elisa nga sot nuk shkel më në asnjë mbledhje Asambleje. Është vetëm anëtare e partisë,”,