Maratona e Tiranës zhvillon këtë vit edicionin e saj të dhjetë. Për shkak të aktivitetit sportiv, që do të përshkojë disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit, Bashkia e Tiranës dhe Policia e Shtetit kanë hartuar një plan masash për kufizimin dhe devijimin e qarkullimit të automjeteve.
Kufizimet do të jenë në fuqi të dielën, më 15 nëntor 2026, nga ora 08:00 deri në orën 16:00. Gjatë kësaj kohe do të bllokohen disa akse kryesore dhe do të vendosen drejtime të detyruara në kryqëzime të ndryshme të qytetit.
Rrugët ku do të kufizohet qarkullimi
Bllokimi do të përfshijë sheshin “Nënë Tereza”, bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugët “Gjergj Filipi”, “Papa Gjon Pali II”, “Ismail Qemali”, “George W. Bush”, “Urani Pano”, “Ismail Ndroqi”, “Abdi Toptani”, bulevardin “Zogu I”, “Bulevardin e Ri”, rrugët “Ded Gjo Luli”, “Durrësit”, “Kavajës” dhe “Myslym Shyri”.
Kufizime do të ketë gjithashtu në bulevardin “Zhan D’Ark”, në segmentin nga kryqëzimi me rrugën “George W. Bush” deri te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”; në bulevardin “Bajram Curri”, nga ura e Gjykatës së Rrethit Tiranë deri te ura e rrugës së Elbasanit; si dhe në bulevardin “Gjergj Fishta”, nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri te ura e Gjykatës së Rrethit Tiranë.
Në listën e akseve të prekura janë edhe rrugët “Ibrahim Rugova” dhe “Lek Dukagjini”.
Kufizime do të zbatohen edhe në pjesën më të madhe të Unazës së Mesme, me përjashtim të segmentit nga ura e Gjykatës së Rrethit Tiranë deri te rruga e Elbasanit. Në këtë zonë përfshihen rrugët “Luigj Gurakuqi”, “Dibra”, “Barrikadat”, “Mine Peza”, segmenti i rrugës së Kavajës nga ura pranë shkollës teknologjike deri te kryqëzimi “21 Dhjetori”, si dhe rrugët “Vaso Pasha”, “Ismail Qemali” dhe “Abdyl Frashëri”.
Drejtimet e detyruara në kryqëzime
Për të menaxhuar qarkullimin gjatë zhvillimit të maratonës, do të vendosen drejtime të detyruara në disa kryqëzime:
Në kryqëzimin e rrugës së Elbasanit me bulevardin “Zhan D’Ark”, lëvizja do të bëhet përkatësisht djathtas dhe majtas.
Në kryqëzimin e rrugës së Dibrës, drejtimi do të jetë nga rruga e Barrikadave.
Në kryqëzimin e rrugës “Hoxha Tahsim”, drejtimi do të jetë nga rruga “Tefta Tashko Koço”.
Në kryqëzimin e bulevardit “Zogu I” me rrugën “Fortuzi” do të zbatohen drejtime të detyruara.
Në rrugën “Mine Peza” do të ketë devijime për shkak të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës së Durrësit.
Në kryqëzimin “21 Dhjetori” do të vendosen drejtime të detyruara për shkak të bllokimit të segmentit të rrugës së Kavajës.
Në kryqëzimin e rrugëve “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri” do të devijohet lëvizja drejt daljes në Unazë.
Në kryqëzimin “Vasil Shanto” do të ketë drejtime të detyruara për shkak të bllokimit të segmentit të bulevardit “Bajram Curri”.
Në kryqëzimet e rrugëve “Pjetër Bogdani”, “Abdyl Frashëri” dhe “Adem Jashari” me akset përkatëse do të zbatohen devijime drejt rrugës “Ibrahim Rugova”.
Ndryshime në itineraret e autobusëve urbanë
Për shkak të kufizimeve, disa linja të transportit publik do të devijohen, ndërsa disa të tjera do të pezullohen përkohësisht.
Linjat 1/A dhe 1/B: Pezullohen përkohësisht.
Linja 2: Devijon te sheshi “Willson”.
Linja 3: Devijon te kryqëzimi “21 Dhjetori” dhe sheshi “Karl Topia”.
Linja 4: Devijon te sheshi “Karl Topia”.
Linja 5/A: Devijon te ura e rrugës së Elbasanit.
Linja 5/B: Devijon te sheshi “Karl Topia”.
Linja 6: Devijon në bulevardin “Zogu I”.
Linja 8: Devijon te rruga e Elbasanit, në rrethrrotullimin e “Qytetit Studenti”.
Linja 9: Pezullohet përkohësisht.
Linja 10/A: Devijon te ura e rrugës së Elbasanit.
Linja 11 – Porcelani: Pezullohet përkohësisht.
Linjat 12/A dhe 12/B: Devijojnë nëpërmjet kryqëzimit “21 Dhjetori”, drejt urës “Vasil Shanto” dhe më tej te pallatet me shigjeta. Pjesa tjetër e itinerarit pezullohet përkohësisht.
Linja 13 – Tirana e Re: Devijon te sheshi “Willson”, ndërsa pjesa tjetër te sheshi “Karl Topia”.
Linja 15 – Kombinat-Kinostudio: Devijon te rruga e Kavajës, në kryqëzimin me rrugën “Muhamet Gjollesha” (21 Dhjetori), ndërsa pjesa tjetër në kryqëzimin me rrugën e Barrikadave.
Linja 16 – Linja e Gjelbër: Pezullohet përkohësisht.
Në kuadër të planit të masave, më 15 nëntor, nga ora 08:00 deri në 16:00, do të ndalohet gjithashtu qarkullimi i automjeteve të transportit të përzier, mjeteve teknologjike dhe mjeteve të transportit të pasagjerëve, me përjashtim të autobusëve të transportit urban qytetas, në brendësi të Unazës së Madhe.