Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Kosovë/ Ligji për Specialen: Çfarë pritet pas miratimit në Kuvend?
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AktualitetRajoni

Kosovë/ Ligji për Specialen: Çfarë pritet pas miratimit në Kuvend?

SHARE

Kuvendi i Kosovës i miratoi më 6 tetor ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, pasi katër ish-krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u dënuan më 16 shtator me gjithsej 81 vjet burgim për krime lufte. Por, votimi në Kuvend nuk është edhe fundi i procesit.

Brenda tetë ditësh nga data e miratimit të tij në Kuvendin e Kosovës, ligji parashihet të nënshkruhet dhe të shpallet nga presidentja e porsazgjedhur e Kosovës, Justina Shiroka Pula.

Nëse ajo nuk vepron brenda këtij afati, ligji konsiderohet i shpallur dhe publikohet në Gazetën Zyrtare.

Flamur Hyseni, profesor i Drejtësisë në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) se vetëm pas publikimit të ligjit do të mund të vlerësohej saktësisht përmbajtja përfundimtare e ndryshimeve në të.

“Megjithatë, mbetet thelbësore që çdo ndryshim ligjor të jetë në përputhje me nenin 162 të Kushtetutës dhe me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës”, pohon Hyseni.

Lexo gjithashtu

Kane dhe Bayern zgjasin ‘martesën’, shifra rekord në kontratën e re për fituesin e  Topit të Artë
Bileta fituese në New Jersey, amerikani fiton xhekpotin prej 847 milionë dollarësh
Rama diskuton me socialistët mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme, ja data në shqyrtim
Elektricisti humb jetën gjatë punës në Dibër, dyshohet se e zuri poshtë shtylla elektrike

Por, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) vlerësojnë për REL-in se, brenda afatit prej tetë ditësh, mbetet e hapur rruga që ndryshimet në ligj të kontestohen në Kushtetuese nga palët e autorizuara, përfshirë të paktën dhjetë deputetë dhe Avokatin e Popullit, siç parashihet me Kushtetutën e Kosovës.

“Kjo është veçanërisht e rëndësishme, sepse ndryshimet prekin juridiksionin, dënimet dhe procedurat e Dhomave të Specializuara, të cilat nuk rregullohen vetëm me një ligj të zakonshëm”, thekson hulumtuesi i IKD-së, Gzim Shala.

Neni 162 i Kushtetutës u jep Dhomave të Specializuara status të veçantë. Çdo ndryshim ligjor, që eventualisht bie ndesh me këtë nen, mund të pretendohet si shkelje kushtetuese.

Ligji për Specialen, me ndryshimet e miratuara në Kuvend, parasheh, ndër të tjera, kufizimin e mandatit të Gjykatës në Hagë, transferimin e rasteve që nuk hyjnë në juridiksionin e tyre te institucionet e drejtësisë në Kosovë, si dhe kufizimin e dënimit maksimal në 15 vjet burgim.

Ky ligj parasheh, gjithashtu, mundësinë e vuajtjes së dënimeve në Kosovë, si dhe mundësinë për falje presidenciale.

Megjithatë, sipas Hysenit, Dhomat e Specializuara janë pjesë e sistemit juridik të Kosovës dhe veprojnë mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjit të veçantë.

“Miratimi i ndryshimeve ligjore nuk nënkupton zbatimin e tyre automatik në procedurat gjyqësore. Ligji duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën, ndërsa zbatimi konkret kërkon respektimin e pavarësisë gjyqësore, hierarkisë së normave juridike dhe detyrimeve ndërkombëtare”, thekson ai.

Shala, ndërkaq, pohon se në rast se ligji – përfshirë edhe ndryshimet në të – shpallet, ai bëhet pjesë e rendit juridik të Kosovës dhe synon të ndryshojë kornizën ligjore të Dhomave të Specializuara.

Por, edhe ai beson se ligji nuk e obligon menjëherë Specialen për zbatimin e tij.

“Jo automatikisht, dhe jo në mënyrën që mund të krijojë përshtypjen se Kuvendi mund t’i ndryshojë njëanshëm procedurat në Hagë”, thekson Shala.

Ai shton se funksionimi i Gjykatës Speciale mbështetet në Amendamentin 24 të Kushtetutës, Marrëveshjen e ratifikuar ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, si dhe Marrëveshjen e Shtetit Pritës, me Holandën.

“Marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara kanë përparësi ndaj ligjeve të zakonshme. Për këtë arsye, Kosova nuk mund t’i ndryshojë vetëm me ligj të brendshëm obligimet që ka marrë ndaj Holandës, BE-së dhe mekanizmit të Dhomave të Specializuara”, thotë Shala.

Ai thekson se çdo transferim i personave, dosjeve, provave ose ekzekutim i dënimeve në Kosovë “kërkon procedura konkrete, bashkëpunim institucional dhe pajtim me marrëveshjet ndërkombëtare përkatëse”.

Protestues në Prishtinë duke mbajtur një pllakat me portretin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i dënuar me 25 vjet burgim për krime lufte nga Gjykata Speciale.

Protestues në Prishtinë duke mbajtur një pllakat me portretin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i dënuar me 25 vjet burgim për krime lufte nga Gjykata Speciale.

Vazhdimësia e ligjit të vjetër

Ligji për Dhomat e Specializuara, përfshirë ndryshimet në të, mund të prodhojnë efekte juridike vetëm pas shpalljes së tij në Gazetën Zyrtare dhe hyrjes në fuqi.

Ndikimi i mundshëm në vendimet dhe procedurat ekzistuese të Dhomave të Specializuara, thotë Hyseni, “mund të vlerësohet vetëm pasi të dihet përmbajtja përfundimtare e ligjit dhe të shqyrtohet kushtetutshmëria e dispozitave përkatëse”.

“Deri atëherë, çdo përfundim mbi efektet konkrete juridike do të ishte i parakohshëm”, thekson Hyseni.

Nga IKD-ja vlerësojnë se hyrja në fuqi nuk i anulon vetvetiu aktgjykimet apo vendimet e Dhomave të Specializuara.

Vetë teksti i miratuar, sipas Shalës, përcakton se rastet që janë në zhvillim para gjyqtarit të procedurës paraprake, Trupit Gjykues ose Panelit të Apelit vazhdojnë sipas ligjit të vjetër, deri në nxjerrjen e aktgjykimit nga Apeli.

“Pra, për lëndët që janë në ankesë, ndryshimet nuk e ndërpresin automatikisht procedurën në Hagë, dhe nuk e bartin menjëherë atë në Gjykatën Supreme të Kosovës”, thotë Shala.

Ai shton se ligji synon zbatim të menjëhershëm të disa dispozitave, përfshirë kufizimin e dënimit maksimal në 15 vjet, vuajtjen e dënimit në Kosovë dhe mundësinë e faljes individuale.

Por, sipas tij, këto dispozita nuk prodhojnë automatikisht pasoja ndaj vendimeve të formës së prerë ose marrëveshjeve për ekzekutimin e dënimit.

“Për vendimet përfundimtare, vetë ligji parasheh përdorimin e mjeteve të jashtëzakonshme juridike dhe standardeve kushtetuese, ndërsa çdo efekt duhet të jetë në pajtim edhe me Kushtetutën dhe obligimet ndërkombëtare të Kosovës”, thotë Shala./ REL

TAGGED:dhomat e specializuaraKosovëligji
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Greqi/ Dy avionë të Aegean Airlines alarmohen për bomba, pasagjerët evakuohen pas uljes

Ish-agjentja e FBI-së paralajmëron për sulme kibernetike ndaj supermarketeve: Ushqimi mund të kthehet në armë psikologjike

Macron uron presidenten e re të Kosovës: Shpresoj që zgjedhja e saj të nxisë integrimin europian

Rama komenton për herë të parë akuzat e Veliajt: Po aq të rëndësishme sa zhurmat e makinave në bulevard

Ambasadorja e BE-së: Protestat paqësore janë pjesë e demokracisë, dhuna nuk ka vend

Nga e njejta kategori
Aktualitet Politike

Rama: Integrimi në BE duhet të garantojë për shqiptarët një jetë më të mirë, me standarde europiane

Sport

Bjellorusi-Shqipëri në Budapest pa tifozë, UEFA nuk lejon praninë e publikut

Aktualitet Kryesore

Rama: Shqipëria në kilometrin e fundit të negociatave me BE-në, progresraporti më i mirë deri më tani

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • moti
  • erion veliaj
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.