Ish-ministri Fatmir Mediu është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Ai është parë të hyjë i vetëm në ambientet e gjykatës, pa bërë komente për mediat e pranishme.
Sipas raportimeve, Mediu pritet të marrë pjesë në procesin gjyqësor për dosjen “Partizani”, në cilësinë e dëshmitarit.