Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Presidenti Begaj dhe homologu italian Mattarella takim me kryetarët e komunave arbëreshe
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Aktualitet

Presidenti Begaj dhe homologu italian Mattarella takim me kryetarët e komunave arbëreshe

SHARE

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe homologu i tij italian, Sergio Mattarella, kanë pritur së bashku në Pallatin Quirinale kryetarët e të gjitha komunave arbëreshe në Itali. Gjatë takimit, Begaj vlerësoi lidhjet historike dhe vëllazërore mes dy popujve, duke e cilësuar komunitetin arbëresh si dëshmi të gjallë të miqësisë shqiptaro-italiane.

“Miqësitë mes shteteve mund të ndërtohen nga interesat e përbashkëta, ndërsa vëllazëria lind nga historia, nga kujtesa, lind nga lidhjet njerëzore. Ju, të dashur arbëreshë, jeni themeli i kësaj vëllazërie”, u shpreh kreu i shtetit, duke theksuar se arbëreshët kanë ruajtur për më shumë se pesë shekuj gjuhën, traditat dhe identitetin shqiptar.

Begaj falënderoi Presidentin Mattarella për organizimin e këtij takimi, ndërsa e cilësoi Italinë një aleate të besueshme, partnere strategjike dhe mbështetëse të rëndësishme të integrimit evropian të Shqipërisë.

“Takimi ynë i sotëm është shumë më tepër sesa një ngjarje protokollare; është dëshmi e gjallë e miqësisë së veçantë ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë, një miqësi që i ka rrënjët e thella historike, por që mbetet po aq e fuqishme dhe frymëzuese në kohë moderne”, theksoi kreu i shtetit shqiptar.

Lexo gjithashtu

Revolucioni i heshtur i Gjeneratës Z ndaj punës: Epoka e dorëheqjeve, pse gjithnjë e më shumë njerëz po i thonë ‘JO’ punës!
“Bernabeu” kthehet në makinë parash, Reali pret 420 milionë euro nga stadiumi
10 vite e gjysmë burg për Russell Brand, aktori britanik dënohet për p*rdhunim dhe sulme s*ksuale
Maluma vjen në Kosovë! Prishtina në listën e turneut të këngëtarit kolumbian
TAGGED:arbereshbajram begajSergio Mattarella
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Mediat fqinje zbulojnë të kaluarën e Robert Dukës: Ka bërë kërdinë me vjedhje në Greqi

Përplasen 2 automjete në aksin e ri Qafë Plloçë–Qukës, një grua bëhet për spital

Macron fton Ramën në Paris, në fokus paqja dhe bashkëpunimi

Dëmtim në momentin e papërshtatshëm, sa do mungojë Granit Xhaka?

Dorëhiqet Liburn Aliu, Andrea Shllaku emërohet drejtor i ri i Portit të Durrësit

Nga e njejta kategori
Bota

Makina përplaset me barrierat pranë Shtëpisë së Bardhë, forcat e sigurisë në alarm. Arrestohen dy persona

Aktualitet

Bonusi i bebeve, Rama: Nga 1 korriku 2027, do të jepet për çdo muaj në pesë 5 vite

Politike

Avokati i Veliajt i drejtohet Burgjeve dhe Shëndetësisë: Po pengohen dokumentet mjekësore, ndërhyrja është urgjente

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • Policia
  • studente
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • kryeministria
  • horoskopi
  • ministria e arsimit
  • erion veliaj
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.