Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Mediat fqinje zbulojnë të kaluarën e Robert Dukës: Ka bërë kërdinë me vjedhje në Greqi
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Aktualitet

Mediat fqinje zbulojnë të kaluarën e Robert Dukës: Ka bërë kërdinë me vjedhje në Greqi

SHARE

Arrestimi i 50-vjeçarit Robert Duka në Tiranë ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave greke, të cilat kanë publikuar detaje mbi të kaluarën e tij dhe dyshimet për përfshirje në aktivitet kriminal në shtetin fqinj.

Media greke “Protothema” shkruan se Duka, i njohur gjithashtu me emrin Albert Duka, është akuzuar më parë për lidhje me një grup të strukturuar kriminal, i dyshuar për kryerjen e 28 grabitjeve të bankave në Greqi.

50-vjeçari u vu në pranga nga Policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar “Gjuetari i Bankave”. Ai dyshohet se është autori i dy grabitjeve të armatosura në kryeqytet, të kryera më 2 qershor dhe 2 nëntor 2026, në zonën e Komunës së Parisit, ku në total janë marrë rreth 75 mijë euro.

Ngjarja e fundit ndodhi më 2 nëntor, rreth orës 10:45. Sipas hetimeve, autori, i maskuar dhe i veshur me rroba të zeza, mbërriti pranë bankës me një skuter elektrik. Pasi hyri në filial, ai mbylli derën për të penguar personat brenda të largoheshin dhe, nën kërcënimin e armës, detyroi punonjësin e sigurisë dhe arkëtaren t’i dorëzonin paratë.

Pas marrjes së rreth 60 mijë eurove në valuta të ndryshme, autori u largua me të njëjtin mjet. Ndërsa grabitja e parë ishte regjistruar pesë muaj më parë, më 2 qershor, në një tjetër filial bankar të së njëjtës zonë, ku ishin marrë rreth 15 mijë euro.

Lexo gjithashtu

Revolucioni i heshtur i Gjeneratës Z ndaj punës: Epoka e dorëheqjeve, pse gjithnjë e më shumë njerëz po i thonë ‘JO’ punës!
“Bernabeu” kthehet në makinë parash, Reali pret 420 milionë euro nga stadiumi
10 vite e gjysmë burg për Russell Brand, aktori britanik dënohet për p*rdhunim dhe sulme s*ksuale
Maluma vjen në Kosovë! Prishtina në listën e turneut të këngëtarit kolumbian

Në raportimin e saj, media greke i kushton vëmendje të veçantë edhe dyshimeve për aktivitetin e mëparshëm të Dukës në Greqi. Sipas artikullit, autoritetet shqiptare e kishin mbajtur prej disa ditësh nën vëzhgim, pasi dyshohej se po përgatitej të largohej sërish drejt vendit fqinj.

Mes detajeve të tjera të publikuara përmendet edhe fakti se bashkëshortja e tij punon në një institucion tjetër bankar në Shqipëri. Duka banonte në Vlorë, por kishte marrë me qira edhe një apartament në Tiranë, që dyshohet se e përdorte si bazë për qëndrimin e tij në kryeqytet.

Arrestimi u krye pranë Rrugës së Kosovarëve. Gjatë kontrollit, efektivët sekuestruan 8 200 euro, dy telefona celularë dhe disa veshje, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë grabitjeve.

Sipas policisë, identifikimi i 50-vjeçarit u bë i mundur përmes metodave speciale hetimore, përdorimit të sistemeve teknologjike dhe analizimit të veshjeve të autorit, i cili kishte ndërmarrë masa për të fshehur identitetin.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të dy grabitjeve në Tiranë, si dhe për verifikimin e lidhjeve të mundshme të të arrestuarit me aktivitetin kriminal në Greqi.

Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Përplasen 2 automjete në aksin e ri Qafë Plloçë–Qukës, një grua bëhet për spital

Macron fton Ramën në Paris, në fokus paqja dhe bashkëpunimi

Dëmtim në momentin e papërshtatshëm, sa do mungojë Granit Xhaka?

Dorëhiqet Liburn Aliu, Andrea Shllaku emërohet drejtor i ri i Portit të Durrësit

Presidenti Begaj dhe homologu italian Mattarella takim me kryetarët e komunave arbëreshe

Nga e njejta kategori
Bota

Makina përplaset me barrierat pranë Shtëpisë së Bardhë, forcat e sigurisë në alarm. Arrestohen dy persona

Aktualitet

Bonusi i bebeve, Rama: Nga 1 korriku 2027, do të jepet për çdo muaj në pesë 5 vite

Politike

Avokati i Veliajt i drejtohet Burgjeve dhe Shëndetësisë: Po pengohen dokumentet mjekësore, ndërhyrja është urgjente

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • Policia
  • studente
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • kryeministria
  • horoskopi
  • spak
  • rusia
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.