Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: E fortë nga Serbia: “Po përgatitet arrestimi i Vuçiç’. Denoncim nga kryetarja e Kuvendit
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Rajoni

E fortë nga Serbia: “Po përgatitet arrestimi i Vuçiç’. Denoncim nga kryetarja e Kuvendit

SHARE

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiç, ka akuzuar opozitën dhe kundërshtarët politikë se po përpiqen të organizojnë një fushatë për arrestimin e presidentit Aleksandar Vuçiç, pas kërkesave për ta marrë atë në pyetje në lidhje me tragjedinë e Novi Sadit, ku humbën jetën 16 persona.

Përmes një reagimi në rrjetin social X, Brnabiç e cilësoi situatën si një përpjekje për përndjekje politike, duke pretenduar se synimi i kundërshtarëve nuk është zbardhja e ngjarjes dhe vendosja e drejtësisë, por largimi i Vuçiçit nga skena politike.

“Premtuan terror revolucionar, dhe tani po shohim terror revolucionar”, shkroi ajo, duke shprehur kundërshtimin ndaj kërkesave për marrjen në pyetje të presidentit serb.

Sipas Brnabiçit, fushata kundër Vuçiçit ka nisur më pak se 72 orë pas fitores së Listës Studentore në zgjedhje. Ajo i konsideroi të pajustifikuara kërkesat për marrjen e tij në pyetje dhe kërkoi që hetimet të shtrihen edhe te personat që kanë pasur përgjegjësi për kontrollin e projektit dhe miratimin e punimeve në stacionin hekurudhor.

Në mbrojtje të qëndrimit të saj, Brnabiç solli si shembull shembjen e një pjese të çatisë së terminalit të aeroportit Charles de Gaulle në Francë, në vitin 2004, ku humbën jetën katër persona. Ajo vuri në pikëpyetje nëse presidenti i atëhershëm francez, Jacques Chirac, do të ishte thirrur për t’u marrë në pyetje si i dyshuar në rrethana të ngjashme.

Lexo gjithashtu

Marta Kos: Mali i Zi mund të bëhet anëtari i 28-të i BE-së në vitin 2028
Pas 27 vitesh/ Zbardhet fati i tre prej intelektualëve të zhdukur gjatë luftës, Kurti: Identifikohen me ADN mbetjet mortore në Kalludër dhe Jabukë
Alarm në Ballkan për gripin e shpendëve, Greqia urdhëron masa të forta mbrojtëse
Davkova ngre zërin në Bruksel: Bullgaria bllokon Maqedoninë për anëtarësimin në Bashkimin Europian

“Qëllimi këtu është të heshtet dhe të largohet Aleksandar Vuçiçi, dhe jo të vihet drejtësia në vend”, deklaroi kryetarja e Kuvendit të Serbisë.

Brnabiç shtoi se Partia Progresive Serbe do të kundërshtojë atë që ajo e cilësoi si “terror revolucionar”.

Deklaratat vijnë në një klimë të tensionuar politike në Serbi, ku tragjedia e Novi Sadit ka nxitur protesta dhe kërkesa për përgjegjësi institucionale.

TAGGED:brnabicvucic
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Protestuesit zhvendosen para Kryeministrisë, kërkohet largimi i qeverisë

E fshihin lëndën narkotike te kutitë e shkrepseve/ Arrestohen dy persona në Tiranë, u sekuestrohet edhe pistoletë me zara metalikë

Franca në protesta/ Buxheti po ‘zhytet’, borxh kap shifrën e 120 % të PBB

Shpërthimi në pallatin në Elbasan, Ministria e Shëndetësisë: Mes të asfiksuarve edhe një fëmijë, viktimë 83-vjeçarja

Shpërthimi në Elbasan/ Pallati i pabanueshëm, do të shembet

Nga e njejta kategori
Analizë Rajoni

Analiza e REL/ A do të përfundojë Vuçiç para drejtësisë?

Bota Rajoni

Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e sigurt është Kosova?

Rajoni

Vrasja e Arlinda Zekaj, mbahet protesta e pestë radhazi në Prishtinë: Të dorëhiqen Sveçla e Gërvalla

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.