Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ka deklaruar se rruga e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian po pengohet nga kërkesa e Bullgarisë për ndryshimin e Kushtetutës, me qëllim përfshirjen e pakicës bullgare në mesin e komuniteteve të njohura zyrtarisht në vend.
Duke folur të martën, në margjinat e Samitit të Zgjerimit të Euroneës, Siljanovska-Davkova tha se Maqedonia e Veriut ka bërë vazhdimisht lëshime kushtetuese në përpjekje për të avancuar procesin e integrimit evropian, por se çdo ndryshim i mëtejshëm duhet të mbështetet nga qytetarët.
“Ne jemi kampionë të ndryshimeve kushtetuese, e kemi ndryshuar Kushtetutën 26 herë dhe shumica e këtyre ndryshimeve na janë imponuar”, u shpreh presidentja.
Ajo theksoi se legjitimiteti i saj buron nga qytetarët dhe se nuk mund të premtojë një ndryshim të ri kushtetues pa pasur mbështetjen e tyre.
“Legjitimiteti im buron nga qytetarët dhe u përket atyre. Atëherë, si mund t’ju premtoj se do ta ndryshojmë Kushtetutën?”, deklaroi Siljanovska-Davkova.