Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Braçe mohon negociatat me Ramën për postin e ministrit: Karriget nuk kanë qenë qëllimi im
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Politike

Braçe mohon negociatat me Ramën për postin e ministrit: Karriget nuk kanë qenë qëllimi im

SHARE

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar pas publikimit të disa lajmeve në media, sipas të cilave ai kishte zhvilluar negociata me kryeministrin Edi Rama për të marrë drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Braçe i ka mohuar kategorikisht këto pretendime, duke i cilësuar si të pavërteta. Ai ka theksuar se votat e qytetarëve nuk i ka përdorur asnjëherë për interesa apo pazare personale dhe se marrja e posteve drejtuese nuk ka qenë synimi i tij në politikë.

Në reagimin e tij, deputeti socialist iu drejtua edhe 25 mijë qytetarëve që e votuan në Qarkun e Tiranës, prej të cilëve rreth 19 mijë vetëm në Bashkinë e Tiranës, duke nënvizuar se besimin e tyre e ka konsideruar gjithmonë si përgjegjësi për të bërë punën e tij.

Braçe nuk i ka kursyer as ironitë dhe kritikat ndaj mediave që publikuan lajmet për negociatat e pretenduara me Ramën, duke përmendur edhe një artikull me titullin: “Qeni që leh nuk të ha, sidomos kur bëhesh ministër”.

“Turp a ke? Turp të vijë!”, u shpreh Braçe, ndërsa në fund të reagimit hodhi akuza për media që, sipas tij, paguhen nga persona të caktuar, përfshirë edhe individë brenda Partisë Socialiste.

Lexo gjithashtu

Përplasje te Kryeministria, policia nuk lejon protestën në bulevard
Reforma zgjedhore, kreu i prezencës së OSBE-së në Shqipëri takohet me Gjiknurin dhe Bylykbashin
Kryeministri Rama takohet në Bruksel me presidentin e KiE, Antonio Costa
Nëna e Monika Kryemadhit kërkon pafajësi: Jam pensioniste, s’kam lidhje me 846 mijë eurot

Deputeti e mbylli reagimin duke përsëritur se postet dhe karriget nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë qëllimi i tij, ndërsa prioritet mbetet puna dhe besimi i qytetarëve.

Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Aksident i rëndë në autostradës Fier-Vlorë, një i vdekur dhe një i plagosur

15 vjet nga 21 Janari, pse po zgjaten hetimet? Kreu i SPAK, Klodian Braho sqaron arsyen

Kryeparlamentari Peleshi nxjerr urdhrin për seancën e 18 nëntorit, Kuvendi voton në parim projektbuxhetin 2027!

Pas 9 muajsh në detyrë, Afrim Qendro largohet nga drejtimi i IKMT-së

E papritur, Trump: Mund të takohem edhe me Kim Jong Un në Kinë

Nga e njejta kategori
Aktualitet Politike

‘S’biem në dashuri me djalë rus e as luajmë me lodra kineze’/ Rama: BE nuk shpëton dot prej nesh, do na merrni brenda

Aktualitet Politike

A është marrë Sara Mile nën hetim për korrupsion zgjedhor? Braho: Çështja vijon të hetohet

Aktualitet Kryesore

Dosja Balluku/ SPAK zbardh skemën e 10 tenderave, si pretendohet se u paracaktuan fituesit dhe u përfituan dy vila luksoze

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • Policia
  • studente
  • edi rama
  • tirane
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • rusia
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • spak
  • kryeministria
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.