Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Bashkimi Moldavi-Rumani ka nisur de facto? Deklarata e ministrit të Jashtëm ndez debat
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
BotaRajoni

Bashkimi Moldavi-Rumani ka nisur de facto? Deklarata e ministrit të Jashtëm ndez debat

SHARE

Procesi i afrimit dhe bashkimit mes Republikës së Moldavisë dhe Rumanisë ka nisur tashmë në praktikë. Kështu është shprehur ministri i Jashtëm moldav, Mihai Popșoi, duke iu referuar projekteve të përbashkëta infrastrukturore dhe energjetike mes dy vendeve.

Në një intervistë për televizionin TVR Info, Popșoi deklaroi se bashkëpunimi mes dy vendeve po merr formë konkrete përmes ndërtimit të autostradës së Bashkimit, urave mbi lumin Prut dhe lidhjeve energjetike.

“Duhet ta dini se kjo tashmë po ndodh. Autostrada e Bashkimit, e cila po ndërtohet dhe do të mbërrijë në Ungheni, është një hap shumë i rëndësishëm në këtë drejtim”, deklaroi ministri.

Ai theksoi se projektet konkrete dhe afrimi ekonomik janë më bindëse për qytetarët sesa deklaratat politike dhe debatet simbolike mbi bashkimin.

Megjithatë, Popșoi nuk njoftoi ndonjë plan apo datë për bashkimin formal të dy shteteve. Ai nënvizoi se një vendim i tillë duhet të jetë rezultat i një procesi demokratik dhe të mbështetet nga shumica e qytetarëve.

Lexo gjithashtu

Grabitje e armatosur në mes të qytetit, autorët qëllojnë me armë dhe plagosin një person
E papritur, Trump: Mund të takohem edhe me Kim Jong Un në Kinë
Izraeli ngarkoi miliona foto në platformën e njohjes së fytyrës të Amazon për të gjurmuar palestinezët
E rëndë në Kosovë/ U ndalua me kokainë në makinë, gruaja ndërron jetë gjatë marrjes në pyetje në polici

Edhe presidentja moldave Maia Sandu ka deklaruar më parë se në rast të një referendumi do të votonte pro bashkimit me Rumaninë. Megjithatë, ajo ka pranuar se aktualisht kjo ide nuk gëzon mbështetjen e shumicës së popullsisë.

Ndërkohë, qeveria e Kishinaut vijon ta konsiderojë integrimin në Bashkimin Europian objektivin kryesor strategjik të vendit.

TAGGED:moldavirumani
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Aksident tragjik në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën shefi i Krimeve të Rënda (EMRI)

Romelu Lukaku i jep fund aventurës me Belgjikën, largohet si golashënuesi më i mirë në histori

Aksident i rëndë në autostradës Fier-Vlorë, një i vdekur dhe një i plagosur

Përplasje te Kryeministria, policia nuk lejon protestën në bulevard

15 vjet nga 21 Janari, pse po zgjaten hetimet? Kreu i SPAK, Klodian Braho sqaron arsyen

Nga e njejta kategori
Aktualitet Bota

Rutte pranon se samiti i NATO-s nuk do të mbahet në Shqipëri: Takimi i radhës do të bëjmë kur të jetë e nevojshme

Bota Kryesore

Pesë vende të BE-së planifikojnë qendër deportimi në Ruandë, projekt pilot për rreth 100 migrantë

Bota

BE diskuton shkurtimin e periudhës së provës për anëtarët e rinj, nga 15 në 10 vjet

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • Policia
  • studente
  • edi rama
  • tirane
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • rusia
  • zgjedhje
  • spak
  • kryeministria
  • horoskopi
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.