Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Balla: Reforma Zgjedhore do të përfundojë deri më 30 nëntor, me ose pa opozitën
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AktualitetPolitike

Balla: Reforma Zgjedhore do të përfundojë deri më 30 nëntor, me ose pa opozitën

SHARE

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se mazhoranca do të vijojë punën për përfundimin e reformës zgjedhore, pavarësisht nëse opozita do të marrë pjesë në mbledhjet e komisionit.

Balla bëri të ditur se afati për përmbylljen e punës së komisionit është 30 nëntori, ndërsa akuzoi Partinë Demokratike se po përdor bojkotin për të penguar procesin.

Sipas tij, mazhoranca i ka dhënë opozitës të drejtën e vetos, edhe pse disponon 3/5 e votave në Kuvend. Ai paralajmëroi se, nëse PD-ja nuk rikthehet në komision deri në afatin e përcaktuar, PS-ja do të depozitojë propozimet e saj në Kuvend dhe do t’i miratojë me votat që ka në dispozicion.

“Kush e bojkotoi komisionin? E bojkotuan ata! Komisioni nuk ka pse të ndërpritet. Nuk ke pse e lë vendin duke abuzuar me një të drejtë, si ajo e vetos. PD t’i sjellë të gjitha propozimet në komision. Të diskutohen, por bojkoti i komisionit me një të drejtë që ta kemi dhënë ne, është i papranueshëm. PD duhet të kuptojë që edhe ne kemi pasur disa propozime, si rikthimi i numërimit në qendrat e votimit. Nëse PD nuk do të vijë në komision deri më 30 nëntor, mos të habitet kur të çojmë propozimet tona në Kuvend”, deklaroi Balla.

Gjatë prononcimit, Balla përmendi disa prej ndryshimeve që mazhoranca synon të përfshijë në reformën zgjedhore. Një prej tyre është mundësia që edhe ish-bashkitë e vogla, të cilat u shkrinë gjatë reformës territoriale, të kenë përfaqësuesit e tyre në këshillat bashkiakë, sipas një përpjesëtimi të caktuar.

Lexo gjithashtu

Nga idhull i Real Madridit në pankinë, Raul merr drejtimin e skuadrës spanjolle
Revolucioni i heshtur i Gjeneratës Z ndaj punës: Epoka e dorëheqjeve, pse gjithnjë e më shumë njerëz po i thonë ‘JO’ punës!
“Bernabeu” kthehet në makinë parash, Reali pret 420 milionë euro nga stadiumi
10 vite e gjysmë burg për Russell Brand, aktori britanik dënohet për p*rdhunim dhe sulme s*ksuale

Një tjetër propozim është rikthimi i numërimit të votave në qendrat e votimit. Sipas Ballës, kjo do të shkurtonte ndjeshëm kohën e nxjerrjes së rezultateve. Ai foli gjithashtu për rikthimin e një formule të parashikuar në vitin 2020, që lidhet me depolitizimin e komisioneve zgjedhore.

Në fund, Balla shprehu kundërshtimin e tij për hapjen e listave për kandidatët e këshillave bashkiakë, duke sqaruar se për këtë çështje po fliste në cilësinë e deputetit dhe politikanit.

“Flas si deputet dhe politikan me shumë vite mbi supe. Sa i përket hapjes së listave për anëtarët e këshillave bashkiakë, unë jam kundër”, përfundoi Balla.

TAGGED:Opozitareforma zgjedhoretaulant balla
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Maluma vjen në Kosovë! Prishtina në listën e turneut të këngëtarit kolumbian

Mediat fqinje zbulojnë të kaluarën e Robert Dukës: Ka bërë kërdinë me vjedhje në Greqi

Përplasen 2 automjete në aksin e ri Qafë Plloçë–Qukës, një grua bëhet për spital

Macron fton Ramën në Paris, në fokus paqja dhe bashkëpunimi

Dëmtim në momentin e papërshtatshëm, sa do mungojë Granit Xhaka?

Nga e njejta kategori
Aktualitet Politike

Dorëhiqet Liburn Aliu, Andrea Shllaku emërohet drejtor i ri i Portit të Durrësit

Aktualitet

Presidenti Begaj dhe homologu italian Mattarella takim me kryetarët e komunave arbëreshe

Bota

Makina përplaset me barrierat pranë Shtëpisë së Bardhë, forcat e sigurisë në alarm. Arrestohen dy persona

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • Policia
  • studente
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • kryeministria
  • horoskopi
  • spak
  • rusia
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.