Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Arrestohen katër persona për shpërndarje droge pranë shkollave në Fier, një tjetër në kërkim
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Aktualitet

Arrestohen katër persona për shpërndarje droge pranë shkollave në Fier, një tjetër në kërkim

SHARE

Policia e Fierit ka finalizuar operacionin e koduar “Clean School”, duke goditur një grup të dyshuar për shpërndarjen e lëndëve narkotike në afërsi të institucioneve arsimore në qarkun Fier.

Në kuadër të operacionit janë arrestuar katër persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Sipas njoftimit të Policisë, në pranga kanë rënë K. B., 28 vjeç, D. F., 25 vjeç, M. Zh., 48 vjeç dhe T. Ç., 52 vjeç, të gjithë banues në Fier. Ndërkohë, vijon puna për kapjen e E. B., 38 vjeç, ndaj të cilit Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e personave të arrestuar, policia sekuestroi 2.9 kilogramë Cannabis Sativa, dy peshore elektronike dhe katër telefona celularë.

Njoftimi:

Lexo gjithashtu

Ndodh në Greqi, ministrit i hakohet email-i në ditën e lindjes, porositen 200 makina luksoze dhe 24 armë zjarri
Tjetër rast kërcënimi, avioni Romë-Lisbonë ulet nën masa sigurie
Moderatori Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK
Tiranë/ Gjobiten 12 protestues për bllokimin e rrugës gjatë tubimit të djeshëm

Pas një hetimi disa mujor, të ndjekur me metoda speciale të hetimit, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, u bë i mundur dokumentimi i veprimtarisë kriminale të pjesëtarëve të një grupi që shpërndante lëndë narkotike në afërsi të institucioneve arsimore në qarkun Fier.

Bazuar në provat e siguruara, Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Seksionin e Mbështetjes Operacionale të Hetimit, finalizoi operacionin policor të koduar “Clean School”.

Gjatë operacionit u ekzekutuan 4 nga masat e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuara nga Gjykata, konkretisht për shtetasit:

K. B., 28 vjeç, D. F., 25 vjeç, M. Zh., 48 vjeç dhe T. Ç., 52 vjeç, të katërt banues në Fier.

Ndërkohë, vijon puna për kapjen e shtetasit E. B., 38 vjeç, banues në Fier, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e personave të arrestuar, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.9 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 2 peshore elektronike dhe 4 aparate telefonike celularë

TAGGED:drogefierkanabis
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Progres-Raporti për Shqipërinë, gjyqtarët e prokurorët: Problem sulmet ndaj magjistratëve

Bursat në ‘pikiatë’, Trump fajëson fitoren e demokratëve për rënien e Wall Street

Pse nuk ishte Berisha në pritjen e ambasadorit të ri amerikan në Tiranë? Ja si përgjigjet kreu i PD

Zbulohen mbi 10 tonë kokainë në dy kapanone në Spanjë, hetimet prekin organizatën shqiptare

Ambasadori amerikan Eric Wendt prezanton tri prioritetet e mandatit të tij: Përfitim i ndërsjelltë për SHBA-në dhe Shqipërinë

Nga e njejta kategori
Bota

Rënie e fortë në bursat botërore, humbjet në Wall Street dhe Azi përhapen edhe në Evropë

Bota

Moti i keq prek jugun e Francës, humbin jetën dy persona në Korsikë

Bota

Trump diskuton me ekipin e sigurisë kombëtare rifillimin e sulmeve ndaj Iranit

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • rusia
  • moti
  • kryeministria
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.