Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar në rrjetin social X një videomesazh të ambasadorit amerikan Eric Wendt, në të cilin ai prezanton prioritetet kryesore të punës së tij gjatë mandatit në Shqipëri.
Ambasadori u shpreh se pret të takohet me përfaqësues të politikës dhe qytetarë shqiptarë, me të cilët synon të diskutojë mënyra tradicionale dhe qasje të reja bashkëpunimi.
Në mesazhin e tij, Wendt theksoi se puna e përbashkët do të përqendrohet në tri fusha me interes të ndërsjellë për Shtetet e Bashkuara dhe Shqipërinë.
“Mezi pres të takohem me përfaqësues të politikës dhe qytetarë shqiptarë. Së bashku do të diskutojmë mënyrat tradicionale dhe do të krijojmë qasje të reja e krijuese për të bashkëpunuar në mënyrë efektive për të ardhmen, duke u përqendruar në tri fusha prioritare me përfitim të ndërsjellë për SHBA-në dhe Shqipërinë”, thuhet në videomesazhin e ambasadorit.